Prokuroria e Tiranës nuk pranon përgjigjen e ambasadës dhe ish drejtorit të policisë për pajisjen “IMSI CATCHERR” të sjellë në Shqipëri nga Interforca për qëllime trajnime dhe kërkon me anë të letër porosisë nga autoritetet italiane të disponoj programin trajnues dhe pajisjen për ta ekzaminuar.
 
Kjo kërkesë është përcjellë palës italiane këtë të mërkurë me anë të letërporosive e cila është dërguar ministrisë së drejtësisë në Romë.
 
Pritet që me marrjen e kësaj letre pala italiane të vihet në dijeni me hetimet që po kryen akuza shqiptare e më pas të vendos nëse do të pranojë apo jo letër-porosinë e prokurorisë shqiptare.
 
Proceduralisht letër-porosia i përcillet për kompetencë gjykatës në Itali, por deri në këtë fazë pritet se cili do të jetë vendimi i Ministrisë Italiane të Drejtësisë.
 
Pak ditë më parë nëpërmjet ambasadës italiane, Drejtori i Policisë, Alessandro Pansa iu përgjigj Prokurorit Llalla se pajisja “IMSI CATCHER” ka mbërritur në Shqipëri në bazë të një marrëveshje të firmosur në vitin 2007 midis policive të dy vëndeve për qëllime trajnuese.
 
Por kjo përgjigje nuk u pranua nga prokuroria si provë për fashikullin hetimorë pasi u konsideruar si një dokument pa firmë, pa datë dhe pa nënshkrimin e titullarit apo një numër protokolli.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com