Në vazhdim të inspektimit në Berat, Kryeministri Rama u ndal edhe në spitalin rajonal, i cili si të gjithë spitalet në vend ka kaluar në gatishmëri, me shërbim të përforcuar.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë u njoh me të gjitha masat e marra nga ky spital, për të përballuar çdo fluks të mundshëm.

Përmbytjet kanë shtuar numrin e pacientëve në spital, por situata deri tani është përballuar me sukses duke i dhënë shërbim çdo personi.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com