'Po nxit tensione në rajon', Rama i
përgjigjet Rusisë: Jam krenar kur...

'Po nxit tensione në rajon', Rama i<br />përgjigjet Rusisë: Jam krenar kur...<br>
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë se po nxit tensione në rajonin e Ballkanit. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Rama tha se është krenar kur akuzohet se po mbron interesat e shqiptarëve. 

"Jam krenar kur akuzohem se mbroj interesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër qëndrimi ynë është shumë i qartë. Nuk kemi asnjë lloj axhende të fshehtë, është publike, pozicionet tona kanë qenë pa ekuivok, edhe kur kanë krijuar temperaturë të lartë me fqinjët, sepse ne kemi qenë të vendosur t’i japim politikës së jashtme një politikë të re, dinjitetin pavarësisht nëse jemi një vend i vogël, apo një vend i varfër, se në tryezë është i barabartë mes të barabartëve", u shpreh Rama.

Moska zyrtare reagoi pak ditë më parë pas deklaratës së Ramës në 27 vjetorin e themelimit të FRESSH i cili u shpreh se qeveria dhe PS ishin protagoniste të miratimit të ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, falë politikës së saj të jashtme efikase. Me anë të një deklarate të posaçme, ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Ramën si njeriu që destabilizon Ballkanin nëpërmjet retorikës dhe ka sulmuar Platformën e Tiranës, të cilën e ka quajtur “famëkeqe”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane