Dy ga tre kushtet e opozitës për të vendosur marrëdhënie normale me parlamentin do të shqyrtohen të hënën në Komisionin e Ligjeve. Nuk dihet nëse mazhoranca do të lëshojë sinjale bashkëpunimi në pritje të uljes në tryezë dialogu mes Ramës dhe Bashës për reformën në drejtësi, por ndryshimi I ligjit për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore do t’i nënshtrohen debateve në një seancë ku do të marrë pjesë dhe opozita.
Ndonëse u bë efektiv vetëm muajin e kaluar me miratimin e kateve nënligjore, ligji dekriminalizimit do të ndryshohet sërisht me kërkesë të PD-së. Kjo forcë kërkon të krijojë një precedent ligjor me rastin prenga duke shtuar në ligj pezullimin nga detyra në rast se depueteti ose zyrtari arrestohet në flagrancë, pa pritur vendimin e gjykatës.
“Nese nje funksionar publik arrestohet ne flagrance per kryerjen me dashje te nje vepre penale kunder jetes ose shendetit te shtetasve, atehere krijohet 5 /' dyshimi i bazuar per pamundesine ligjore qe ai njekohesisht te ushtroje funksionet publike ne sherbim te qytetareve. Per kete qellim, ne nenin 2 eshte shtuar nje formulim ndalues, i cili nuk passjell shkarkimin e tij nga detyra, per arsye te respektimit te parimit te prezumimit te pafajesise, por pezullimin nga detyra deri ne perfundimin e ceshtjes me vendim gjyqesor te formes se prere. Nese funksionari publik deklarohet i pafajshem me vendim gjyqësor të formes së prerë, atëherë pezullimi konsiderohet i pushuar.”-thuhet në relacionin që shoqëron ligjin.
Përsa i përket ligjit të dekriminalizimit që është miratuar, zyrtarët duhet të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit të së shkuarës deri në 4 maj.
Kushti i dytë i opozitës që do të kalojë në votën e deputetëve të komsionit të ligjeve është ai për ndryshimin e komisioneve hetimore, duke i hequr mazhorancës mundësinë e bllokimit të punës së këtyre strukturave.
Të kontaktuar nga Report TV, burime nga PD konfirmojnë se do të jetë një seancë plot debat. Kjo për faktin se nismat janë future sipas tyre në procedurë parlamentare në limitet kohore. Po sipas të njëjtave burime, të 3 kushtet e dakordësuara në dhjetor 2014 nën praninë e ndërkombëtareve, për të rikthyer opozitën në parlament janë në krizë.
Kushti i tretë është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.9%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 401
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35