Një fakt të tillë e pohoi deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në emisionin "45 minuta" në Report Tv.
Ligjvënësja demokrate tha se i vetmi Kuvend për PD-në është Çadra e Lirisë në Bulevard. Sipas Vokshit, Rama duhet të japë dorëheqjen për t'i hapur rrugë krijimit të një qeverie teknike me bazë të gjerë.
"Ai është Kuvend i kriminalizuar. Kuvendi sot është Çadra e Lirisë. Është në sheshin e lirisë. Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë politike. Ai ka shkelur kontratën me qytetarët. Të bëjë një të mirë të vetme për këtë popull, të japë dorëheqjen dhe le të japë hapësira për krijimin e një qeverie konsensuale me mbështetje të gjithanshme politike e cila do të ketë funksionin për të çuar vendin drejt zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për aq kohë sa nuk ka qeveri teknike, vendi ynë është sheshi i lirisë", u shpreh Vokshi.
VIDEO/Emisioni 45 Minuta, e ftuar Albana Vokshi