'Propozo deputetin tënd', çudia e
PD,e propozon Rama Berishën?!

'Propozo deputetin tënd', çudia e<br />PD,e propozon Rama Berishën?!
Prej disa muajsh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në përpjekjen e tij për të hapur partinë e për të bashkuar rreth saj qytetarët ka deklaruar hapjen e partisë për këdo që do t'i bashkohet kësaj force politike.
 
Kjo është normale për një forcë politike në opozitë e që do të vijë në pushtet ndërsa artikulon akuza të forta për kriminalizim të qeverisjes, për korrupsion të lartë apo gjendje të vështirë ekonomike të shqiptarëve.
 
Por para zhvillimit të zgjedhjeve qytetarët duhet të njihen me programin dhe kandidatët për të cilët do të votojnë.
 
Në këtë drejtim kryetari Basha sa i përket programit ka zhvilluar një fushatë takimi me qytetarët dhe degët e partisë në bazë ndërsa për kandidatët njoftoi një tjetër iniciativë.
 
Përmes internetit çdokush mund të propozojë kandidatët për deputetë të PD, e ku më pas parashikohet që votat e qytetarëve të përcaktojnë edhe pritshmëritë për kandidatët e mundshëm. 
 
Por me një klikim të thjeshtë kushdo, adresën zyrtare të internetit në pd.al në hapësirën PROPOZO DEPUTETIN TËND gjithkush mund të propozojë gjithkënd mjafton të shënojë një emër, qoftë edhe jo të vërtetë një numër telefoni ku edhe ky mund të mos jetë i vërtetë dhe propozimi futet në sistem.
 
Ne morëm një shembull konkret ku me emrin e kryeministrit futemi dhe propozojmë Sali Berishën deputet e kjo konfirmohet si kandidaturë e, njëjta gjë edhe për Taulant Ballën që futet shënon emrin e Oerd Bylykbashit e ky i fundit futet në listën e kandidatëve.
 
Edhe Ilir Beqaj mund të votojë për Albana Vokshin apo edhe Sajmir Tahiri Flamur Nokën, e këta të fundit konsiderohen si propozime për deputetë të PD. Kjo do të thotë se gjithçka në këtë adresë kalon pa asnjë filtër dhe pa asnjë element garancie.
 
Në këto kushte, ndërsa të gjithë pretendentët për deputetë të PD janë fokusuar në fushatën e vetes së tyre, strukturat e Partisë Demokratike në bazë vijojnë të jenë inaktive duke e zhvendosur betejën në internet.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu

Nëna e Noizyt qan pasi pret të birin nga burgu