'Provokohen' sërish serbët,fëmijët
formojnë shqiponjën dykrenare

'Provokohen' sërish serbët,fëmijët<br />formojnë shqiponjën dykrenare
Serbët janë provokuar sërish. Në miqësoren mes Greqisë dhe Serbisë të zhvilluar në Kretë, disa fëmijë që shoqëronin futbollistët serbë, në fillim të ndeshjes ku luhet dhe himni, kanë bërë me duar shqiponjën dykrenore.
 
Mediat serbe edhe këtë e kanë cilësuar një provokim të shqiptarëve, për projektin e  Shqipërisë së Madhe, siç pretendojnë serbët.
 
Tre fëmijë të veshur me uniformat e Greqisë, që qëndronin para lojtarëve serb, përkatësisht para Bane Ivanoviç, Vladimir Stojkoviç dhe Nemanja Matic, kanë formuar me duar shqiponjën dy krenare. Kurir shkruan se këta fëmijë mund të jenë shqiptarë.
 
E pas dronit në stadiumin “Partizanti” të Beogradit, deklaratës së kryeministrit Edi Rama për Kosovën, edhe këtë mediat serbe e kanë cilësuar një tjetër provokim. 





  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë