'Pusho, pusho', Lame rikujton debatin
e famshëm, Olldashi u bë për rahmet

'Pusho, pusho', Lame rikujton debatin<br />e famshëm, Olldashi u bë për rahmet
Kryetari i ALUIZNI-t Artan Lame, i cili do të zëvendësohet pas marrëveshjes PD-PS, ka rikthyer sot në vëmëndej debatin e ndodhur 4 vite më parë në emisionin “opinion”.
 
Në një status në Facebook, Lame ka publikuar video nga debati me drejtuesin e emisionit.
 
Lame gjithashtu ka kujtuar edhe ish-deputetin e PD-së Sokol Olldashi, ku shkruan se ai u bë për rahmet dhe për pak u bë dhe vetë për rahmet, pas operacionit që pati pak kohë më parë në zemër.
 
Statusi në Facebook i Lames

M’ KOT…
Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.
Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot therremi e shkulemi…
A.
ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false