'Puthja e lamtumirës' bën selfie me
të dashurën teksa puthte një tjetër

Mariano, një 20-vjeçar argjentinas u nda nga e dashura e tij në mënyrën më të qartë të mundshme. Ata të dy ndodheshin në të njëjtën festë, ku Mariano është afruar dhe ka shkrepur një selfie së bashku me të dashurën e tij(tani ish) teksa ajo puthej me një tjetër mashkull. Këtë ai e ka postuar në faqen e tij në Twitter dhe ka marrë shumë komente dhe klikime.
mariano

Krahas fotos ai ka postuar gjithashtu edhe mesazhet që ata shkëmbyen me njëri-tjetrin, ku e dashura përpiqej të justifikoj duke i thënë: “Unë të dua seriozisht dhe dua të jem me ty”, ndërsa Mariano i është përgjigjur me një emoji të qeshur, duke shtuar: “Mund të ishe përpjekur më shumë”.

Në një pjesë tjetër të mesazheve, ajo shkruante: "Ne ramë dakord të shkonim së bashku në parti, por nuk e di çfarë ndodhi. Unë nuk e di kur keni arritur, nuk kam idenë më të vogël kur e keni marrë fotografinë dhe as nuk e mbaj mend kur hyra në makinën tuaj.”
Çifti tani janë ndarë.
mariano

e.gj/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore