'Qytetari dixhital' raport tek Basha:
Peza u ka drejtuar armën studentëve

'Qytetari dixhital' raport tek Basha:<br />Peza u ka drejtuar armën studentëve
Kryetari i Partisë Demokratike në një postim të tij në rrjetin social “Facebook” ka thënë se nga informacionet që ai disponon nga një “qytetar dixhital” ka dalë në pah fakti se deputeti socialist Alfred Peza ka gënjyer me formularin e vetëdeklarimit, pasi në vitin 1991 ai i ka drejtuar armën studentëve.
 
Basha ka publikuar edhe një mesazh që i ëhstë dërguar atij nga një person me iniciale I.M ku i thotë se Peza iu ka drejtuar armën studentëve dhe këtë e dinë 2 mijë student, por ata heshtin.
 
Ja mesazhi që publikon në Facebook Lulzim Basha
Ne vend te replikes me jargavitjet e Rames:
Pershendetje z. Basha ! Jam nje demokrat i oreve te para qe ne vitin 1990. Sapo ndoqa bolshevikun Alfred Peza ne tv i cili akuzon te djathten per dekriminalizimin. Ne fakt ai ka te drejte sepse me dt.22 Nëntor 1991 kur une drejtoja revolten e studentave ushtarak kunder diktatures ai si oficer drejtues nxori koburen e tij dhe qëlloi mbi mua dhe shoket e mij. Mbi 2 mije studente e pedagog te asaj shkolle e din kete akt por edhe sot heshtin ! Ne nuk u kthyem mbrapsht por e perzume nga shkolla kete kriminel me rroba ushtarake. Koha dhe Partia e tij e ngriten dhe vleresuan ne maksimimum. Eshte koha e maskarenjve ! Ju uroj cdo te mire I.M​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv