Pas mbledhjes së Kryesisë së LSI, zv.kryetari Luan Rama doli në konferencë për shtyp dhe rikonfirmoi se LSI do të riorganizojë strukturat e saj dhe se do të bëjë një opozitë të fortë dhe pa kompromise përballë qeverisë Rama.
 
I pyetur në lidhje me kabinetin e qeverisë “Rama 2”, zv.kryetari i LSi, u shpreh se, “për sa i përket projektit të qeverisjes së qeverisë, vendimin tonë do ta shprehim kur të vijë koha kushtetuese”.
 
“Ne jemi të vendosur që të jemi opozitë e fortë, realiste konstruktive pa asnjë kompromis, në dëm të qytetarëve, por gjithnjë zëdhenes dhe mbrojtës së qytetarëve.  Përsa i përket programit dhe përbërjes “Rama 2” së shpejti do të jemi në parlament dhe aty do të shprehim vullnetin tonë”, u shpre Rama.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com