TIRANË- Situata 24 orëshe e koronavirusit vijon të tregojë shifra më të ulëta të infeksioneve dhe të fataliteteve. 39 të konfirmuar pozitivë me COVID dhe 2 qytetarë kanë ndërruar jetë është bilanci i kësaj të shtune, ndërsa drejt përmirësimit paraqitet gjendja edhe me shtrimet në spitalet COVUID ku rezultojnë 83 pacientë për trajtim mjekësor dhe 7 prej tyre që janë në terapi intensive. Dy viktimat janë nga Shkodra dhe Gjirokastra, përkatësisht 74 dhe 90 vjec.
"Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve", njofton Ministria.
Mbetet i lartë ndërkohë numri i testimeve të kryera gjatë orëve të fundit, 3400 e ndërsa në numër të kënaqshëm janë edhe shifrat për të shëruarit ku rezultojnë se e kanë fituar betejën e tyre me COVID, 976 qytetarë.
" Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë", thuhet në deklaratë.
Statistika (15 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 976
Të shtruar në spitale 83
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,400
Testime totale 674,895
Raste pozitive 131,978
Raste të shëruara 123,081
Raste Aktive 6,468
Humbje jete 2,429
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 5032
Shkodër 250
Fier 160
Korçë 209
Gjirokastër 197
Durrës 106
Vlorë 143
Elbasan 113
Lezhë 102
Berat 77
Kukës 42
Dibër 37
Ditën e sotme janë kryer 11.121 vaksinime. Referuar shifrave të bëra publike nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë kryer 664.452 vaksinime në total, teksa objektivi i qeverisë është që të arrihet në 1 mln shqiptarë të vaksinuar brenda qershorit.