Nga kjo çadër, dy herë në ditë Basha zotohet se me të marrë pushtetin në dorë, do t’I japë fund varfërisë, padrejtësisë dhe korrupsionit.
Ndonëse fitorja në zgjedhjet e 18 qershorit duket shumë e largët, Basha mund të ketë vërtet një “shkop magjik” në duart e tij, duke parë se si ka arritur të transformojë një familje të zakonshme shqiptare, atë të gruas së tij, në një familje super të kamur.
Aurela, “zonja e apartamenteve”
Bashkëshortja holandeze e Lulzim Bashës (ka dorëzuar pasaportën shqiptare në vitin 2004), Aurela Basha bie në sy për shitjen dhe blerjen e shumë pronave të paluajtshme gjatë viteve të fundit.
Përfituese e 51 mijë eurove në vit nga paga, Aurela është kujdesur për blerjen e apartamentit në Tiranë, një tjetri në Golem, për shitjen e një makine 45 mijë euro, për blerjen e një tjetre dhe qershia mbi tortë, për shitjen e shtëpisë së tyre të përbashkët në Holandë, me vlerë të deklaruar prej 251 mijë eurosh.
Vjehrri, bos i ndërtimit
Xhafer Isufi, babai këtë herë 100% shqiptar dhe jo holandez i bashkëshortes së Bashës, u shndërrua papritur në një ndërtues të suksesshëm pallatesh pasi dhëndri i tij preku majat e pushtetit gjatë qeverisë së mëparshme.
Emri i Xhafer Isufit u bë i famshëm në vitin 2013, kur u mësua se kishte përfituar një leje për të ndërtuar buzë detit, në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, pallat i cili u prish pas ndërrimit të qeverisë.
Drejtori i Urbanistikës së Vlorës përfundoi pas hekurave për këtë aferë, por jo vjehrri i mbrojtur nga gjykatësit e sistemit.
Pavarësisht rotacionit politik, familja e Aurelës vazhdon të jetojë në luks dhe në fakt, Xhafer Isufi, së bashku me të birin, pra kunatin e Bashës, Erionin kanë regjistruar në QKR një biznes në vitin 2016, kompaninë e reklamave dhe ndërmjetësimit “BlackSheep”, me qendër tek kompleksi rezidencial “Ambasador 3” në Tiranë.
Kunati, sekseri i Damir Fazlliçit
Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, gjithashtu ka shfaqur një “talent” të jashtëzakonshëm për të përfituar tendera pa garë gjatë kohës së burrit të motrës kryetar bashkie.
i tillë ishte edhe 80 milionëshi i dhuruar në janar 2013.
Megjithatë, Erioni, emri i të cilit figuron si ortak në disa kompani fantazmë të krijuara nga Damir Fazlliç, “goditjen” e jetës e bëri duke bashkëthemeluar një kompani të riciklimit të plehrave, një biznes që siguronte me miliona euro përfitime çdo vit nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Ndonëse i kujdesshëm për të ruajtur një profil të ulët, Erioni nuk i ka shpëtuar dot vëmendjes mediatike me donacionet bujare që ka bërë gjatë fushatës së Partisë Demokratike dhe me mbështetjen që i bënte projektit të ish-kryebashkiakut për prishjen e Piramidës së Tiranës.
Vjehrra “piramidale” e Lulzim Bashës
Pas gruas, vjehrrit dhe kunatit, në këtë histori duket se mungon vetëm vjehrra e kryetarit të opozitës.
Ndonëse e panjohur për publikun, ajo qëndron në zanafillën e pasurimit të familjes Isufi, pasuri e vënë përmes lidhjes familjare.
Në fakt, nëna e Aurelës është mbesa e Vehbi Alimuçës, bosit të VEFA-s që ka pasur një sërë investimesh edhe në Holandë. (Lexo.al)
[gallery]21918[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com