'S'duhet të kursehemi' debat për
organikën e Vetingut Tahiri-Ahmetaj

'S'duhet të kursehemi' debat për<br />organikën e Vetingut Tahiri-Ahmetaj
Pas debateve dje në Komisionin e Ligjeve për numrin e punonjësve të institucioneve të Vettingut, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar sot në mbledhjen e grupit që qeveria të mos kursehet.
 
Ai theksoi se duhet të shkurtojmë diçka diku tjetër dhe nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare, në mënyrë që të mos fshihen pas vendimmarrjes.
 
Hajde të shkurtojmë dicka tjetër, këtu nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare.
 
Ditën e premte kur të fillojnë punën, këta njerëz të mos e kenë si justifikim këtë cështje. Kjo është një situatë e pazakontë që duhet të zgjidhen me mjete të pazakonta.
 
Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.
 
Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare
” deklaroi ai.
 
Ndërsa ministri Ahemtaj reagoi duke thënë se struktura është e plotë, pasi janë bërë shtesa të konsiderueshme financiare.

Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Nuk ka logjikë kontabiliste, por funksionale. Shtesa e tyre është e konsiderueshme” deklaroi ai.

Debati për Vetingun, Rama-PD: Përgatituni të enjten, nuk është çështje numrash
Në debat ka ndërhyrë Rama duke deklaruar se asnjë institucion nuk duhet të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra.
 
Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën.
 
Të gjithë duhet ta dini që pagat për këtë institucion janë ekstra. Të tilla do të jenë edhe pagat për gjykatësit dhe prokurorët që do dalin pa njollë në skanerin e vettingut
” përfundoi ai.

Kryeministri paralajmëroi edhe opozitën që të përgatiten për debatin e së enjtes për Vettingun, pasi nuk bëhet fjalë për numrin e punonjësve.
 
Është hapur një debat i ri për Vettingun, në momentin që flitet për të, për numrin e punonjësve, jemi në një fazë që po bëjmë një ristrukturim të thellë, duke filluar nga ministritë, dhe e dimë shumë mirë që nuk është çështje numri punonjësish, por strukturimi si duhet i një institucioni për të marrë statusin normal.
 
Të enjten do jemi të gatshëm të japim të gjitha përgjigjet e nevojshme, thjesht ja vlen ti paralajmërojmë kolegët tanë që të përgatiten mirë se rrezikojnë të dalim krejtësisht qesharakë, para argumenteve me të cilat do përballen ditën e enjte
”, tha Rama.

Komisioni i Ligjeve miratoi dje 110 punonjës në staf për këto institucione të rëndësishme të Vettingut, nga 185 që ishin kërkuar.
 
Në fund, vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi 50 punonjës për Komisionin e Kualifikimit nga 65 që kishte kërkuar. Komisionerit Publik i dha 26 nga 53, ndërsa atij të apelimit vetëm 37 nga 68.
 
Ndërsa PD dhe LSI i bënë thirrje shumicës që të reflektojë për të miratuar rritjen e numrit.

Debati në grupin e PS për Vettingun
Erjon Braçe:
Vendimi për Vettingun ka efekte financiare. Këtë herë kaloi, por unë dua që herë tjetër të mos ndodhë më që të mos kalojnë në komisionin e Ekonomisë.
 
Taulant Balla: Duhet të kalojë në komisionin e Ekonomisë, i tërheq vëmendjen shërbimeve të Kuvendit.
 

Saimir Tahiri: Hajde të shkurtojmë dicka tjetër, këtu nuk duhet të kursehemi nëse kemi ndërmend të pastrojmë drejtësinë shqiptare.
 

Arben Ahmetaj: Ne nuk iu kemi hequr asgjë...
 

Saimir Tahiri: Ne nuk na shërben qasja e kontabilistit në historinë e vettingut dhe nuk duhet parë në çështjet financiare. Ne duhet ti heqim justifikimin atyre që nesër mund të vijnë në Kuvend dhe të na thonë nuk na mbështetët prandaj nuk po bëjmë detyrën. Ne duhet ti kërkojmë llogari për atë që bëjnë dhe të mos fshihemi pas vendimmarrjeve tona.
 

Arben Ahmetaj: Jam dakord në logjikë, por Ftoj Sajmirin të shohim detajet që ai të dalë i qetë, ne i kemi dhënë të gjithë mbështetjen. Do kenë 100% rritje rroge, apo 120% dhe 150%? Struktura është e plotë. Shtesa e tyre është e konsiderueshme.
 
Edi Rama: Është hapur një debat i ri për Vettingun, në momentin që flitet për të, për numrin e punonjësve, jemi në një fazë që po bëjmë një ristrukturim të thellë, duke filluar nga ministritë, dhe e dimë shumë mirë që nuk është çështje numri punonjësish, por strukturimi si duhet i një institucioni për të marrë statusin normal.
 
Të enjten do jemi të gatshëm të japim të gjitha përgjigjet e nevojshme, thjesht ja vlen ti paralajmërojmë kolegët tanë që të përgatiten mirë se rrezikojnë të dalim krejtësisht qesharakë, para argumenteve me të cilat do përballen ditën e enjte.
 
Asnjë institucion nuk duhet të bjerë në atë që të zgjerohet dhe rritet për të akomoduar njerëzit nëpër zyra. Në rastin konkret është respektuar plotësisht principi bazë që është mbështetje ekstra për reformën.


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS