'S'ka shkumësa', Rama-Mark Markut:
Si ata që ndërtojnë shtëpi në lumë...

'S'ka shkumësa', Rama-Mark Markut:<br />Si ata që ndërtojnë shtëpi në lumë...<br>
Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e pedagogut, ish-deputeti i PD, Mark Marku i cili një ditë më parë në një mbledhje me trupën e pedagogëve, u shpreh se në Universitet nuk ka shkumësa dhe letër të bardhë.

Në një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës, kryeministri e krahasoi atë me të përmbyturit që ndërtojnë shtëpinë pa leje dhe pastaj ankohen nga shteti.

“Si mund të çohet një profesor e të thotë, “S’kemi skumësa, e ka fajin ligji”. Ç’është kjo! Deri ku mund të shkojë absurdi televiziv? Ç’është kjo? Nga ana tjetër ne jemi të hapur për kritikën, të jemi mbështetës për rolin tonë, që nuk është udhëheqës dhe as vendimmmarrës.

Ne financojmë dhe monitorojmë kriteret dhe zbatueshmërinë, që është standart për të gjithë ata që cojnë fëmijët në universitet.

Këtu u bë si ato, që ndërtojnë shtëpinë në lumë dhe pastaj kur të merr lumi, thua: Ku është shteti?”, tha Rama./Tema/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024