TIRANE - Në Bulevardin 'Gjergj Fishta' në kryeqytet policia rrugore ka ndaluar një drejtues automjeti i cili lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Radari ka kapur një automjet "Benz ML", me drejtues 30 vjeçarin V.M, i cili lëvizte me shpejtësi 92 km/h në rrugët e Tiranës, edhe pse në zonë të banuar shpejtësia e lejuar është 40 km/h, si dhe pas testit me drager rezultoi edhe i dehur. 

Policia sqaron se ky kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës dhe reagimin e drejtuesit me një përqendrim alkooli në nivele të tilla dhe me këtë shpejtësi, rrezikon jetën e tij dhe të kalimtarëve. 

"Respektoni rregullat e qarkullimit, shpejtesia dhe alkooli vret", këshillojnë uniformat blu.  

Njoftimi i policisë: 

Me Policine Rrugore te Tiranes me Radar e Drager.

92 km/h + 0.40 mg/l ne brendesi te qytetit.

Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz ML, 30 vjeçari V.M, nga Tirana, u konstatua nga Radari me 92 km/h, ku shpejtesia e lejuar 40 km/h, dyfish mbi normat e lejuara.

Gjithashtu gjate alkool testit drejtuesi i po ketij mjeti u konstatua dhe nen efektin e alkoolit 0.40 mg/l dhe alkool testi i dyte 0.39mg/l.

Një kombinim i frikshem shkeljesh per karakteristikat e rruges dhe reagimin e drejtuesit me nje perqendrim alkoli ne nivele te tilla dhe me këtë shpejtësi, duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges.

Respektoni rregullat e qarkullimit, shpejtesia dhe alkooli vret. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com