Kur kishin kaluar disa muaj nga ngjarja e cila u raportua si vetëvrasje, e reja, nusja e djalit të viktimës, nënë e një fëmije 5 muajsh, vendos të rrëfehet te hoxha, duke përshkruar me detaje të gjithë atë që kishte ndodhur dhe arsyen që e kishte shtyrë drejt krimit.
"Kam dy vite e martuar më Olti Lamin, marrëdhëniet tona s’ishin të mira dhe kisha dyshime se për këtë ndikonte vjehrra, i thashë të vinte brenda se do pajtoheshim, aty i ofrova një pije, lëng portokalli që kishte fostoksinë. Vjehrra nisi të përpëlitej.
Aty mendova se do shkoja në burg e nuk do sillja në jetë fëmijën tim. E mbylla në dhomë por zëri i saj në agoni sa vinte e bëhej më i fortë, ndaj hyra në dhomë dhe i vura një shall; për ta mbytur. Ajo s’po jepte shpirt dhe e mbyta me jastëk", ka rrëfyer 21-vjeçarja, e cila në momentin e krimit ka qenë shtatzënë.
Hoxha Hysen Shehu ka filmuar gjithçka, por nuk ka denoncuar ngjarjen në polici. Policia ka arritur vetë përmes përgjimeve celulare të hoxhës te videoja e regjistruar ku edhe ishte rrëfimi i 21-vjeçares. Për moskallëzim krimi është arrestuar dhe bashkëshorti i Lirie Lamit, Agim Lami.
Zbardhja e ngjarjes dhe arrestimet:
Vdekja e 48 vjeçares, Lirie Lami, është cilësuar si vetëvarje, por vetëm falë operacionit të quajtur “Heshtja e Zgjatur” është bërë e mundur zbulimi i ngjarjes duke vendosur në pranga katër persona nën akuzën e fshehjes së veprës penale, të identifikuar si:
1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiranë , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










