Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, paralajmëroi se shumë shpejti kryeministrit Edi Rama do të jetë i pandehur, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Kryemadhi deklaroi se LSI ka prova për ta çuar Ramën të pandehur, teksa tha se kanë dërguar në gjykatë një akt-padi ndaj shefit të ekzekutivit.
Shqiptarja.com ka siguruar padinë e LSI ndaj kryeministrit Edi Rama, e cila siç tha dhe Kryemadhi, bëhet fjalë për zgjedhjet e qershorit 2017, ku ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit për t’u përfshirë në proces. Në padinë e LSI, kryeministri Rama akuzohet për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre.
/Shqiptarja.com

“Sa të duash ka prova, kemi dhe një akt-padi që kemi dërguar në gjykatë, sa i përket zgjedhjeve të 2017, ku Rama në mënyrë flagrante i bëri thirrje policisë të përfshihet në proces. Do ta akuzojmë Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim detyre, një akuzë shumë e rëndë kjo”, tha Kryemadhi.
d.c./shqiptarja.com