'Saga ruse' në zgjedhjet amerikane
shefat e inteligjencës para Kongresit

'Saga ruse' në zgjedhjet amerikane<br />shefat e inteligjencës para Kongresit
Vijon në SHBA saga nëse Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të zhvilluara në 8 nëntor të 2016 ku Donald Trump u shpall president i 45-të i vendit.

Dy shefat e inteligjencës amerikane do të dëshmojnë ditën e sotme para Kongresit në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të Moskës në zgjedhje dhe raportet që stafi Trump mund të ketë patur me zyrtarët rusë.

Drejtori i FBI Comey dhe admirali Mike Rogers po ashtu priten të dëshmojnë edhe lidhur me akuzat e Trump se paraardhësi i tij Obama e ka përgjuar në kullën Trump.

“FBI po heton nëse ka patur një marrëveshje të fshehtë mes Donald Trump dhe Rusisë gjatë fushatës presidenciale. Sa i përket akuzave të presidentit Trump se parardhësi i tij e ka përgjuar në Kullën Trump ne nuk kemi informacione” u shpreh Comey para kongresit.

Gjatë seancës së sotme në kongres demokratët u shprehën se do të ishte një rast shumë i rëndë nëse zbulohen lidhje të amerikanëve me rusët.

‘Nuk e dimë ende nëse rusët janë ndihmuar nga qytetarë amerikanë, përfshirë edhe anëtarë të fushatës Trump. Por nëse ata janë ndihmuar nga rusët atëherë kji do të ishte një tradhëti, një krim, ndoshta më i rëndi në historinë e demokracisë sonë” u shpreh deputeti demokrat Schiff një nga anëtarët më të rëndësishëm të komisionit të inteligjencës në Kongres.

Presidenti Trump është akuzuar se anëtarët e kabinetit të tij kanë lidhje me zyrtarët rusë.

Pak javë më parë ai shkarkoi nga detyra këshilltarin e tij të sigurisë Michael Flynn pasi ky i fundit kishte kontaktuar me ambasdorin rus në SHBA pak kohë para  se të merrte detyrën në janar.

Pavarsisht akuzave Moska ka mohuar gjithmonë se ka influencuar në zgjedhjet amerikane.

Komisioni i Zbulimit i ka kërkuar FBI-së të paraqesë emrat e shtetasve amerikanë nën përgjim.

Nëse emri i Trump apo bashkëpunëtorëve të tij gjenden në atë listë, mund të kuptohet si shenjë se FBI-ja po heton kontaktet ndërmjet fushatës Trump dhe Rusisë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan