'Selfie e turpit', deputetët iranianë
kritikohen për fotot me Mogherinin

'Selfie e turpit', deputetët iranianë<br />kritikohen për fotot me Mogherinin
Një grup i ligjvënësve iranianë u janë nënshtruar kritikave të ashpra, për atë që duket se ishte dëshirë e madhe e tyre për të bërë fotografi selfie me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila ishte për një vizitë të nivelit të lartë në Teheran.

Mogherini ishte në mesin e dhjetëra zyrtarëve të jashtëm të pranishëm në inaugurimin e presidentit të Iranit, Hassan Rohani, në mandatin e tij të dytë presidencial, më 5 gusht. Rrjedhimisht, prania e kësaj politikaneje italiane nuk kaloi pa u shënuar.

Në fotografi është parë zonja Mogherini e rrethuar nga ligjvënësit me telefona mobilë, të mbledhur aty për të bërë selfie me të, me ç’rast disa shihen duke lëvizur për të hyrë në kuadër, ndërsa të tjerët duke ia bërë me dorë zonjës Mogherini.

Por, këto fotografi janë kritikuar në shtypin e Iranit dhe në mediat sociale.

Disa kanë sugjeruar se me këtë sjellje ligjvënësit e kanë turpëruar dhe poshtëruar vetveten.

Të tjerët kanë thënë se ligjvënësit, që në përgjithësi nuk janë të njohur për favorizimin e të drejtave të grave , ishin tejmase të entuziazmuar për tu fotografuar me një grua me post të lartë politik.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga