'Shëndetësia',LSI i 'sulet' Ramës,
Vasili:Boll, u bëre gazi i botës!

'Shëndetësia',LSI i 'sulet' Ramës,<br />Vasili:Boll, u bëre gazi i botës!<br /><br>
Pas ish-ministrit Ylli Manjani, një tjetër reagim i fortë ka ardhur nga radhët e LSI ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me sistemin e shëndetësisë. Është kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili shkruan në ‘facebook’ se Rama di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij.

Vasili i kërkon Ramës të ndalet, referuar videos së publikuar mëngjesin e sotëm prej tij në ‘Fb’ për shëndetësinë, pasi sipas tij, është bërë gazi i botës, duke sqaruar se ka vetëm një sistem referimi pacienti në gjithë globin. Më tej, kreu i grupit të LSI deklaron sistem referimi do të thotë që pacienti në pikën më të afërt të marrë sa më shpejt ndihmën mjekësore të duhur.

"Kryeministri di nga shendetesia me pak se breshkat e tij. Kryeministri qe s'kupton asgje nga shendetesia eshte bere si papagall dhe perserit cfare i thone. O kryeminister boll u bere gazi i botes,mere vesh nje here e mire:ka vetem nje sistem referimi pacienti ne gjithe globin,pra nuk ka nje elektronik dhe nje pa elektronik sic ta thone ty.

Ky sistem referimi i pacientit eshte ngritur ne nentor 2009 pavaresisht se ty nuk ta thone ngaqe e dine qe nuk mer vesh. Sistem referimi do te thote qe pacienti ne piken me te afert te mare sa me shpejt ndihmen mjeksore te duhur dhe ky eshte themeli i asaj qe organizata boterore e shendetesise thote per sistemin e referimit te pacientit.

Cdo menyre komunikimi eshte legjitime dhe referimi nepermjet mjeteve digiitale eshte thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijra qytetare qe nuk e perdorin dot elektroniken dhe nuk do mbeten pa sherbim sipas teje,apo jo?! Ishalla kuptove gjë... Ndaj mos fol më per shendetesine o kryeminister se do jesh me rehat", shkruan Vasili.

vasili fb
(Postimi i Petrit Vasilit)

rama fb
(Postimi i kryeministrit Edi Rama)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj