'Shpërthen' Patozi: Debati në
Kryesinë e PD tregon degradim

'Shpërthen' Patozi: Debati në<br />Kryesinë e PD tregon degradim
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD, të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ku pati dhe përplasje mes demokratëve.

Kritiku i ashpër i Lulzim Bashës e ka cilësuar mbledhjen e Kryesisë një pasqyrë të shëmtuar të degradimit të PD.

Duke folur për media, Patozi tha se Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik dhe se pranon një kasolle familjare, sesa një gradaçelë. 

"Mbledhja e djeshme e kryesise pasqyre e shemtuar e degradimit te PD ne drejtimin e Bashes. Jo vetem se pati debat, por cilesia dhe permbajtja problemi. Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik. Dje la te kuptohej se pranon nje kasolle familjare sesa nje gradacele.

Eshte nevoje e antaresise se PD per t’u perfaqesuar. S’kemi pritur aspak qe Basha te vepronte ndryshe. Nuk na zhgenjeu, ne do i imponohemi.

PD mund te jete e vetmja parti ne bote qe ben zgjedhje, pastaj analize. Dje u la te kuptohet se nuk eshte problem as kryetari i partise dhe as lidershpipi, por anetaret. Ne do të imponohemi me gjithë forcën tonë.

Nëse Basha nuk e pranon realitetin, do jetë përgjegjësi e tij jo vetëm për katastrofës elektorale, por edhe për shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga kjo parti. Ne do e detyrojmë Bashën që të mbajë një qëndrim tjetër”
, tha Patozi. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!