Pajtim Jaupi 28 vjeçar është shqiptari i dytë që ndodhet në prangat e policisë greke për vrasjen e Bledar Terpollarit tre javë më parë. Ndërkohë, Krenar Terpollari, kushëriri i viktimës është shpallur në kërkim. Prokuroria greke ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij me dyshimin se është i përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij, Bledarit

Bashkë me Jaupin i arrestuar tashmë prej disa javësh, është edhe Emiljano Nana gjithashtu 28 vjeç nga Tepelena. Nana tha se ishte dëshmitar i krimit makabër ndaj shqiptarit i cili u gjet pa kokë në një fshat të Igumenicës.

Sipas dëshmisë së tij, ai kishte parë autorët të vrisnin Bledar Terpollarin dhe të merrnin me vete kokën e tij duke e lënë trupin të gjymtuar, por se nuk kishte mundur t'i identifikonte ata. Por policia greke ka dyshime se ai është i përfshirë në vrasje ndaj është duke e mbajtur në qeli pasi ndaj tij prokuroria lëshoi urdhër arresti.

Sipas prokurorisë greke, vrasja e Bledar Terpollarit u bë me urdhër nga grupe mafioze të botës së trafikut të drogës. Dyshohet se bosët e këtij rrjeti me origjinë shqiptare, kanë kërkuar kokën e Terpollarit si dëshmi për vdekjen e tij. Arsye për krimin e rëndë, sipas prokurorisë greke është bërë prishja e pazareve të drogës pasi Terpollari mbajti pë vete 20 mijë euro nga paratë e drogës së shitur. Krenar Teporllari dyshohet të jetë në Shqipëri.