'Shuplaka' e fundit ndaj Trump,yjet
botërorë në festën e Obamës

'Shuplaka' e fundit ndaj Trump,yjet<br />botërorë në festën e Obamës
SHBA- Në 20 janar Barak Obama do të dalë nga Shtëpia e Bardhë, ku do pasohet nga presidenti Donald Trump.  

Por deri në fund dhe me shumë klas Obama i jep shuplakën e fundit pasardhësit të tij.

Këtë të premte Obama së bashku me gruan e tij  do të organizojnë një festë lamtumire në Washington ku kanë ftuar miqtë më të ngushtë dhe mbështetësit kryesor.
 
Ende nuk ka një konfirmin zyrtar por ishte vetë Obama i cili gjatë një interviste deklaroi për organizimin e superfestës.

Ndërsa burime të afërta të ciftit bëjnë me dije se shumë prej yjeve botëror të spektaklit do të jenë prezentë. Do të thoni ju përse një shuplakë ndajTrump ?
 
E thjeshtë pasi shumë prej artistësve pjesëmarrës në këtë festë kanë refuzuar presidentin e ri Trump i cili i kish ftuar për në eventin e inagurimit.

E pikërisht prania e yjeve botërorë në këtë inagurim duket një sfidë për kabinetin Trump.
 
Mes emrave më të njohur  qarkullojnë; këngëtari Usher, aktori Jackson, Bradley Cooper, prezantuesja Oprah Winfrey, çifti Beyonce Jay Z, regjizori George Lucas.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf