Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se SHBA po punojnë për "të siguruar barazinë" midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës duke dëbuar 15 nga diplomatët e saj.

Tillerson mori në mbrojtje vendimin e tij për të urdhëruar Havanën të tërheqë diplomatët. Ai tha se vendimi merret “pasi Kuba dështoi të ndërmarrë hapat e duhura për të mbrojtur diplomatët amerikanë".

Ai iu referua sulmeve të pashpjegueshme në Havanë që kanë dëmtuar së paku 22 punonjës të qeverisë amerikane dhe pjesëtarët e tyre të familjes.

Tillerson raporton VOA tha se SHBA po i mbajnë marrëdhëniet diplomatike dhe do të bashkëpunojë me Kubën ndërsa hetimi vazhdon. Por ai tha se vendimi i tij për të tërhequr 60 për qind të diplomatëve të SHBA nga ambasada në Havanë do të mbetet në fuqi derisa Kuba të garantojë sigurinë e diplomatëve amerikanë.

Ai tha se masa është e nevojshme për të "minimizuar numrin e diplomatëve të ekspozuar ndaj rrezikut"

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin pjesën më të madhe të stafit diplomatik nga Ambasada e tyre në Kubë, me pretendimin se kanë pësuar një sulm ultrasonik.

Më shumë se 20 persona të stafit diplomatik janë raportuar me probleme shëndetësore. Ndërsa Kuba mohon të jetë përfshirë në këto sulme të raportuara.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com