'Tërhiqet' UEFA, heq nga Facebook
vendimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri

'Tërhiqet' UEFA, heq nga Facebook<br />vendimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri
UEFA nuk e ka përballuar dot “presionin”  e shqiptarëve. Në faqen e saj të rrjetit social Facebook, UEFA ka fshirë postimin ku bëhej me dije vendimi i marrë për ndeshjen Serbi-Shqipëri. 
 
Mbi këtë postim ishin qindra mijë komente kundër politikës së UEFA-së për të mos dënuar racizmin serb në ndeshjen ndaj Shqipërisë,
 
Fushata e reagimit kundër vendimit të UEFA-së për ndeshjen Serbi-Shqipëri, nisi vrullshëm më 23 tetor duke u përqendruar më së shumti në faqet e rrjeteve sociale të organit të futbollit evropian.
Shqiptarët nga të gjitha trojet komentuan  duke vendosur hashtag-un “#UEFAsayYEStoRacism” apo “#UEFAmafia”.
 
Komisionit të Disiplinës në UEFA fha një vendim të turpshëm për ndeshjen Serbi-Shqipëri që bëri të pakënaqur jo vetëm shqiptarë, por edhe serbët, të cilët donin mbajtjen e 3-pikëshit të fituar në tavolinë. 

uefa












Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë