'Tërmet' në Vlorë,shkarkohet trajneri
Nesti Gjoka, pezullohen dhe 5 lojtarë

'Tërmet' në Vlorë,shkarkohet trajneri<br />Nesti Gjoka, pezullohen dhe 5 lojtarë
Ndodh ajo që pritej. Klubi i Flamurtarit shkarkon të gjithë stafin teknik, përveç trajnerit të portierëve. Vendimi nuk ishte i papritur, pasi barazimi me Skënderbeun dhe humbjet radhazi me Kukësin dhe Teutën sollën zbritjen nga vendi i parë me 8 pikë diferencë nga kreu duke rrezikuar seriozisht objektivat e edicionit që vijnë nga një merkato mjaft cilësore.

E ndërsa analizat nuk sollën asnjë ndryshim, drejtuesit vendosën shkarkimin e trajnerit Gjoka me përjashtim të trajnerit te portierëve Luan Birce. Ndërkohë me arsyen e rendimentit të ulët janë pezulluar futbollistet Franc Veliu, Gjergji Muzaka, Nijaz Lena, Glendi Mici dhe Polizoi Arbri.
faksimile me logo
Vendimi është njoftuar për mediat nga administratori Ardi Behari. Tashmë Flamurtari është vendosur në lëvizje për të gjetur një trajner të ri, por sipas të gjitha gjasave përballë Tiranës të dielën ekipi mund të drejtohet nga trajneri i portierëve.


d.b.shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë