'Tahiri',avokat Genc Gjokutaj:
Rasti më i rëndë në 27 vite

'Tahiri',avokat Genc Gjokutaj:<br />Rasti më i rëndë në 27 vite<br>
Avokati i njohur Genc Gjokutaj, ka komentuar sot në Report Tv në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" çështjen "Tahiri" pas nisjes së hetimeve nga prokuroria shqiptare pas publikimit të përgjimeve nga Italia. 

Sipas Gjokutaj rasti që referon prokuroria është më i rëndi në këto 27 vite referuar akuzave për Tahirin, por sipas tij Komisioni i Mandateve e zvarriti çështjen. Sipas kërkesa e avokatit të ish-ministrit për të përgatitur mbrojtjen nuk ishte e drejtë sepse mbrojtja, thekson Gjokutaj, bëhet në gjykatë, ndërsa shton se duke marrë parasysh faktin se Tahiri është ish-ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim.

“Më lejoni të them që dosja “Tahiri” ka ardhur në opinionin publik në tre plane, politik, mediatik dhe ligjorë. Siç është bërë me dije rasti i cili referon prokuroria është rasti më i rëndë në 27 vite referuar akuzave ku një ish-ministër akuzohet për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe pjesëmarrës në grupin kriminal. Komisioni e zvarriti ç’është e vërteta. Kërkesa e prokurorisë është paraqitur një ditë përpara, të nesërmen u çel gjykata aty avokati kërkojë përgatitjen e mbrojtjes, por kjo bëhet në gjyq. Se nëse provat shqyrtohen aty çfarë do të shqyrtojë gjykata. Këtu është shkelur ndarja  pushteteve. Janë disa elementë. Avokati kërkoi kohë për mbrojtje, por mbrojtja është institutt nuk ka akuzë. Është sikur një person ti thotë doktorit nuk ke për ta futur në operacion se ky nuk është i sëmurë. E njëjta gjë ndodh dhe me gjykatën, vetëm ajo e vlerëson provën. Sot e kësaj dite janë dhjetëra person anë përgjim cilësia e personit si  ministër i brendshëm krijon dyshimin se në mbrojtje të vetes ai mund të ndërhyjë te policia për të dekonspiruar personat në hetim.”, tha Gjokutaj.

Ndër të tjera ka argumentuar edhe pse rasti i hetimit të dosjes Tahiri nuk është i njejtë me atë të dosjes “Basha”, lidhur me abuzimet në rrugën e “Kombit”.

Rasti nuk i ngjan rastit. Në rastin e Bashës nuk u kërkua as kontroll banese as arrest. Arresti e bëjnë emergjente që të ecë shpejt. Rasti i Bashës nuk ka qenë kështu, nuk ka pas elementë të tillë. Në rastin konkret duhej të mblidhet parlamenti urgjentisht dhe jo të ndërhysh pas 8 ditësh.Kjo pjesë është bërë një pakt mes Berishës dhe Ramës për imunitetin, që ne kemi në drejtë ta ndalojmë. Ky është një precedenti i rrëzikshëm, politika ka bërtitur e madhe. Hera e para që prokuroria vajti dhe kërkoj arrestimin . Provat atje përmenden, ndarja e pushteteve në këtë konsiston të respektohet ndarja dhe hetimi ndërkohë po vijon nga organet kompetente. Provat janë në sinkron njëra me tjetrën dhe duhet dhënë autorizimi, tashi ky njeri ka elemetë fajësimi apo jo elementë fajësimi. Gjykata merr të gjithë fashikullin nga prokuroria dhe i thotë provoje tani fajësinë apo pafajësinë”, u shpreh Gjokutaj.



Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)