'Tahiri', Boçi: Rama ka humbur fillin
e tregojnë sulmet ndaj gazetarëve

'Tahiri', Boçi: Rama ka humbur fillin<br />e tregojnë sulmet ndaj gazetarëve<br>
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas sulmit dhe fyerjeve që kreu i qeverisë Edi Rama, ka bërë ndaj gazetarëve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Boçi shprehet se “Rama e ka humbur fillin…Ka degraduar si ai personazhi në librat për fëmijë".

Ujku që ka humbur gëzimin” (Tahirin). I cili i ulërinte, i gërmushesh, i vendoste gishtin e fajtorit cdonjërit që i dilte përpara, duke e akuzuar se ai ishte rrëmbyesi i gëzimit të tij. Dhe Rama në fillim iu lëshua opozitës, pastaj prokurorëve e në fund iu turr gazetarëve të thjeshtë, duke iu kthyer instiktit të vjetër për to kur i shante sade, atëkohë kur për konkurrencë e për pak vëmendjen e tyre dilte me sëpatë në dorë”, thekson Boçi.

Në vijim Boçi shkruan, se ndonëse ky sulm ngjalli revoltë, kjo nuk është hera e parë që Rama bëri diçka të tillë dhe ndonëse u solidarizua me gazetarët, sërish gazetarët nuk janë plotësisht media, por posedojnë shumë të vërteta.

Por, megjithëse fjalët e tij sot për gazetarët ngjallën revoltë, nuk them se ngjallën habi; Rama ka kohë që i përçmon, përqesh e stigmatizon gazetarët.
Megjithëse krijuan një vijë solidariteti ndër gazetarë, ende nuk kanë krijuar një bllok të së vërtetës; Gazetarët tek ne ende nuk janë plotësisht media, por ama posedojnë shumë të vërteta”
 – shkruan Boçi.

Sipas deputetit demokrat Rama është në të tillë situatë, për shkak se ai ka humbur gëzimin (Tahirin). “Frika e Ramës për gëzimin e rrëmbyer qëndron pikërisht tek fakti se kjo media e “tavolinave” e gazetarëve, diku në bisedë, diku online, diku në Opinione profesioniste, si alternativë e kundërt e medias së kontrolluar made in ERTV, po ia thotë me mijëra mënyra: me pyetje, me mimikë, me gjeste se ai është tashmë duke u rrokullisur. Ujku i dikurshëm që nënqeshte kur fuste këmbën me miell për të gënjyer “kecat”, tani me kokën e madhe përpara është ujku që nuk sheh enët që po thyen. ….i kanë rrëmbyer gëzimin e….pushtetit pra!!!!" – përmbyll Boçi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptara.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit