'Tahiri', Çollaku: Zyrtarët e SHBA 
në një linjë,mbështesin drejtësinë

'Tahiri', Çollaku: Zyrtarët e SHBA <br />në një linjë,mbështesin drejtësinë<br>
Kreshnik Çollaku, ish-zëvëndës ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar në studio të Report Tv, ka folur në lidhje me situatën aktuale të politikës shqiptare, çështjen Tahiri, por dhe deklaratat e dy përfaqësuesve të lartë amerikan si ambasadori Lu dhe zyrtari i lartë Yee dje  në Zërin e Amerikës.

Ai i është përgjigjur pyetjeve që kishin në fokus aktualitetin politik, se përse raste të tilla marrin shumë vëmëndje të politikës shqiptare, ai ka theksuar se jo vetëm politika shqiptare manifeston këtë sjellje, por ka një shtrirje ballkanike, që sipas tij tregon një  sjellje jo profesionale dhe mungesë të një kulture politike.

Ai tha se ka patur  tentativa për të keqinterpretuar reagimet e zyrtarëve amerikan, por në fakt  qëndrimet  e tyre ishin të bazuara mbi një veprim të koordinuar dhe iu bënë thirrje institucioneve shqiptare  të drejtësisë të punojnë dhe të zbardhin cdo lloj dyshimi në lidhje me dosjen “Tahiri”, por jo vetëm këtë çështje. Pra sipas Çollakut ata kanë shprehur mbështetje për  Gjykatën dhe Prokurorinë  që të bëjën punën e tyre, pasi shqiptarët presin që këto organe të japin fjalën e tyre.

Intervista e plotë e Kreshnik Çollakut në studion e Report TV:

Unë doja që ta nisnim këtë bisedë për reagimin e parë përsa i përket çështjes Tahiri, i cili ka ardhur nga SHBA, për VOA ka folur zyrtari i lartë amerikan, i cili ka bërë një koment të parë, ndalemi tek zoti Yee dhe si duhet ta lexojmë këtë  mesazh?
Unë mendoj se është një reagim i rëndësishëm i një niveli shumë të lartë, të thuash personazhit më kyç në  zhvillimet në Ballkan, Qendrimi i Yee ka qenë një kristal  i qartë duke vënë theksin qartësisht pa asnjë ekuivok, që SHBA-të i japin hetimit dhe institucioneve si gjykatës dhe Prokurorisë, që asnjë imunitet nuk mund të shërbej apo të  përdoret për të mbrojtur asnjë politikanë apo dhe qeveritarë. E theksoj se në deklaratën e Yee, se në të gjitha nivelet e qeverisjes, iu referuar hetimit, por edhe emrit konkret, por iu referua në nivel të posaçme hetimeve në çdo nivel të qeverisjes në vend.

Donald Lu tha se nuk duhet të bëhen dënime të pafajshmish siç bën  udhëheqësit komunist?
Ky është komenti i Edi Ramës, dhe kjo nuk është deklaratë e ambasadorit amerikan dhe ju ftoj  vendoseni live dhe ju garantoj se nuk ka asnjë referim të kësaj natyre. Ambasadori amerikan u kërkon të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë që të kërkojnë të vërtetën  dhe drejtësinë se ju i keni votuar. Esdhe ambasadori theksoi dhe dha mbështetje ndaj prokurorisë dhe institucioneve të pavarura.  Dhe të gjithë deklaratat ishin në simetri të Yee  ku theksoi se asnjë imunitet nuk duhet të përdoret për të mbrojtur politikanë të cilët duhet t’i shmangen drejtësisë.

Çfarë e bënë politikën shqiptare të interpretoj herë pas herë gjuhën  diplomatike, apo deklaratave  të forta,, të paktën qytetarët përballen me një situatë të tillë, nuk është raporti i parë dhe politika përpiqet ti lexojë në format e ndryshme?
Nuk e kemi ne vetëm këtë ves të keq, është një ballkanik, pak oriental. Por, është një mungesë kulture politike, sepse e para është jointeligjente. Por, sot si çdo kush mbas kësaj që më dëgjoj mua këtu, mund të lexojë në çdo moment atë që ka thënë Lu apo Yee. Është e pamundur që të gënjesh popullin kaq trashë, ka një shprehje populli “një mace që përpiqet të zvarritet në pasqyrë”, kjo është e pamundur dhe nuk mund të zvarritet . Kjo përpjekje është tentativë për të përfituar në ndonjë provincë, ku në të cilën përtojnë të hapin internetin, kjo është totalisht e thjeshtë. Qytetaria dhe qytetarët që jëtojnë në qytete, e ke të pamundur që të gënjesh kaq  pastër. Këto janë sjellje irracionale që janë produkt i frikës.

Çfarë i bënë çështje të tilla si dosja “Tahiri”, që të jenë në fokus edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sigurisht kanë një axhendë të ngjeshur dhe gjëra mjaft madhore për të trajtuar, çfarë i çon deri atje?
Niveli i dytë i DASH,  ka bërë një deklaratë para disa javësh të cilën mendoj se duhet të ndalemi, duke folur për ballkanin dhe qeveritë e korruptuara, apo dhe ato hibride. Duke komentuar këto qeverisje ka thënë një shprehje të cilën nuk duhet ta harrojmë. Korrupsioni dhe qeverisje të tilla  në këtë rajon, cënojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Korrupsioni çon patjetër në kriminalitet, në faza kaq të mëdha shpërthyese kur dalin jashtë kontrolleve të sistemeve dhe të shteteve, patjetër që llogorja dhe kanali përfundon  në lidhje direkte me terrorizmin, trafikun e drogës. Këto linja po prekin edhe Shqipërinë, për SHBA-të dalja jashtë kontrollit e këtyre fazave është vetëm një hap. Siguria Kombëtare amerikane nuk ndalet para asnjë lloj tolerance apo fuqi, ka një toleracë zero, prandaj prisni,  s’keni parë gjë akoma.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës