Sipas tij, komisioni që do të ngrihet do të hetojë dhe ekzekutivin, duke shtuar se ky i fundit ka pasur dijeni për përfshirjen e kupolës së shtetit dhe policisë
“Grupi i PD ka marrë të depozitojmë sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për ish-ministri Tahiri dhe drogën. Kërkesa ka marrë mbështetjen edhe të partive të tjera opozitare. Ministria e Brendshme, Rama e të gjithë hallkat e tjera ishin në dispozicion të informacion se droga bëhej nga përfshirja e kupolës së shtetit dhe policisë.
Rama, Tahiri e Çako e kanë pasur mbi tavolinë këtë informacion nga SHISH, denoncimet e opozitës, nga media, nga shërbimet e huaja inteligjente se Shqipëria ishte mbytur në drogë. Por, Rama i ka varrosur këto fakte në Ministrinë e Brendshme dhe kasafortën e kryeministrisë, sepse droga është bërë me mbrojtjen e tyre dhe nën bekimin e tyre. Për këtë Rama ka shkelur rregulloren e Parlamentit, duke e kthyer atë në gjykatë për të mbrojtur Tahirin. Ndërhyrja e ekzekutivit do të jetë pjesë e këtij hetimi parlamentar”, deklaroi kreu demokrat, Lulzim Basha.
Ndërkohë, nga selia blu u bë e ditur pak më parë se komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt disa çështje, por më kryesoret, sipas PD, janë “Verifikimi i ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit. Veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidimin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.
Ligjshmëria e ekstradimit të Nezar Seitit si person nën hetim për të njëjtën çështje si Tahiri dhe efektet që sjell ekstradimi i tij për ish-ministrin e Brendshëm” thuhet në njoftimin e PD për mediat. Saimir Tahiri është i akuzuar nga prokuroria në dosjen Habilaj, ndërsa ekstradimi i Nazer Seitit drejt Italisë ka sjellë reagimin e ashpër të PD.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











