'Tahiri', Hyseni: S'cenohet imazhi
i PS, Prokuroria është nxituar

'Tahiri', Hyseni: S'cenohet imazhi<br />i PS, Prokuroria është nxituar<br>
I ftuar në studion e Report Tv deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka komentuar situatën e fundit politik në vend, pas akuzave të Prokurorisë në adresë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.  

Gjatë bisedës së studio, Hyseni ka theksuar se Partia Socialiste inkurajon hapur Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të hetojë çështjen e përgjimeve të dosjes “Habilaj”, por ka theksuar se subjekti politik në fjalë, nuk është dhe nuk do të jetë pengesë asnjëherë e organeve të drejtësisë dhe të një hetimi gjithëpërfshirës të bazuar në Kushtetutë dhe norma të drejta, sikurse e parashikojnë ligjet konkrete. 

Duke u ndalur te veprimet e Prokurorisë për të kërkuar arrestimin e Tahiri, Hyseni tha se organi i akuzës është nxituar. Ai tha se nesër në Parlament do të votohet raporti që është në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën e vendit, ndërsa theksoi se kjo që po ndodh nuk e dëmton aspak imazhin e Partisë Socialiste.

Ish-drejtori i Drejtorisë së Pastrimit të Parave komentoi edhe mbërritjen e dy oficerëve të Guardia di Finanza në Shqipëri. Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që efektivët italianë kënë ardhur në Shqipëri me prova dhe fakte të reja në lidhje me pasurinë e dosjes së “Habilajve”. “Ka një bashkëpunim të kahershëm me Guardia di Finanza përherë ka patur oficerë në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas marrëveshjes dypalëshe që kemi. Natyrisht që ardhja e këtyre dy oficierëve mund të ketë të bëjë me rastin dhe kryerjen e veprimeve hetimore të mëtejshme nga autoritetet italiane për rastin e “Habilajve", nuk është ndonjë çudi të jetë kështu, por nuk kam informacion të detajuar për këtë rast” - thotë ai.

Intervista e plotë e deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni në studion e Report TV:
Do e nisja me një lajm kryesor që e këmi patur në edicionin qendror, janë dy oficerë të Guardia di Finanza, të cilët kanë mbërritur në Tiranë, kanë qëndruar dy ditë, sekret është ajo se çfarë është diskutuar, megjitahatë pretendohet se mund të ketë të tjera fakte dhe mund të kenë hedhë dritë edhe për pasurinë e dosjes ss “Habilajve”?
Ka një bashkëpunim të kahershëm me Guardia di Finanza përherë ka patur oficerë në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas marrëveshjes dypalëshe që kemi. Natyrisht që ardhja e këtyre dy oficierëve mund të ketë të bëjë me rastin kryerjen e veprimeve hetimore të mëtejshme nga autoritetet italiane për rastin e Habilajve”, nuk është ndonjë cudi të jetë kështu, por nuk kam informacion të detajuar për këtë rast.

Ndërkohë me kolegun Driçim Çaka më herët kemi raportuar se bëhet fjalë për pasuri të cilat janë marramëndase dhe mund të zbardhën , por ato janë emra të tjerë, sikurse ndodh dhe ndoshta kjo krijon një lloj vështirësie, a kemi ne kapacitete për të zbardhur se ku shkojnë këto para dhe për t’i vënë pastaj në kontroll në duar të institucioneve, këto asete?
Patjetër, Shqipëria ka institucione të çertifikuara ndërkombëtarisht në luftën kundër pastrimit të parave dhe bllokimit të aseteve të ardhura si pasojë e veprimtarive kriminale. Ashtu sikurse ju e theksuat unë kam pasur nderin të jem drejtori i Drejtorisë së Pastrimit të Parave. Një institucion që bënë punë kolosale, është një institucion që puna e tij nuk është e shprehur mediatikisht. Por është një nga institucionet më serioze në vend.Rezultatet e tij janë të prekshme janë të njohur nga të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe ka një bashkëpunim me të gjitha agjencitë homologe në botë. Kjo ka bërë që në vitin 2015 shqipëria të dalë nga lista e zezë e vendeve për pastrimit të parave dhëe tani nuk është më, pretendimi i opozitës nuk është i drejtë , e cila pretendon se Shqipëria është në listën e zezë. Që prej 2015 shqipëria ka dalë nga kjo listë , ndërkohë që rezultatet janë rritur akoma në vitet në vijim. Në periudhën kur kam qenë unë drejtuesi i këtij institucionit, në një periudhë 7 mujore janë sekuestruar para dhe llogari bankare dhe asete të dyshuara me veprimtari kriminale, katër herë e gjysëm më shumë se gjithë historiku i krijimit të tij.

Nisur nga eksperienca juaj por edhe si deputet i PS, dosja e "Habilajve", jemi përpara një skandali, i cili do të na pasojë me informacione për nga pasuria, duke qenë se flitet për një dosje dhe një qarkullim parash miliona euro në qarkullim, investimet e tyre mund të zënë vendin kryesor të hetimeve tashmë?
Patjetër, unë besoj se organet hetimore qoftë italiane qoftë organet tona shqiptare duhet të fokusohen në gjetjen e autorëve të veprave penale, por duke patur dhe një detyrim ligjor për shkak të ndryshimit në legjislacionit të viteve të fundit duhet të fokusohen në bllokimin e asete apo burimeve të ardhura nga veprat penale. Kjo është dhe më rezultateve, sepse duke iu bllokuar bandave dhe grupeve kriminale mjetet e tyre financiare, që ata i fitojnë si pasojë e këtyre veprave penale u pamundëson atyre dhe kryerjen e veprave të tjera. Njëkohësisht jep dhe një mesazh të qartë, jo vetëm dënohesh për veprën që ke kryer , por të bllokohet çdo e ardhur e përfituar në mënyrë të paligjshme.

Flasim tashmë politikisht, qëndrimin e PS sa i përket zoti Tahiri?
Qëndrimi i PS është i qartë, PS është e pozicionuar hapur në favor të një hetimi të thellë dhe të zgjeruar të rastit konkret, por jo vetëm të këtij rasti, ftojmë prokurorinë që të bëhët më serioze në punën e vet, në detyrën e vet funksionale, për hetimin e të gjithë veprave penale dhe kryesisht të trafiqeve të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër Partia Socilaiste në mbrojtje të detyrës së saj kushtetuese, duke qenë faktori i vetëm politik që është barriera mbrojtëse e kësaj kushtetute, nuk mund të bëhët pjesë e një arbitrariteti të kërkesave të nxitura politikisht nga kushdo institucion që e sjellë atë, duke vendosur rolin e saj në favor të kushtetutës.

Dita e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme, a ka ndryshuar sipas jush rrjedhja e ngjarjeve, sot kemi parë që TahirI,  i cili solli një dokument nga Prokuroria e Katanias, që thotë se nuk është hetuar rreth tij, fakti që kemi edhe eksponet të Gurdia di Finanzës të cilat kanë qëndruar vetëm dy ditë, këto fakte po e ndryshojnë rrjedhën e cështjes në gjykimin tuaj?
Ne nuk ndërhyjmë në aspektin hetimor të kësaj çështje, Partia Socialiste gjykon se prokuroria duhet të hetojë në mënyrë të pavarur dhe e lirë dhe se kë zgjedh partner për të bashkëpunuar, palën italiane apo dhe partnerë të tjerë ndërkombëtar, kjo është çështje zgjedhje e autoriteteve hetimore shqiptare. Unë mendoj se faktet e reja që po dalin cdo ditë po tregojnë që prokuroria është nxituar me hetimin për kërkesën e arrestin e zotit Tahiri. Nga ana tjetër zoti Tahiri është i lirë dhe do të ushtrojë të gjithë të drejtat e tij ligjore dhe kushtetuese të kërkojë të gjithë të drejtat e tij, pa asnjë suport nga ana e Partisë Socialiste

Nesër si do të mbyllet seanca në Kuvend?
Seanca nesër sipas asaj që parashikon rregullorja dhe kushtetuta, besoj se do të ketë votimin dhe diskutimin, besoj do ti jepet e drejta deputetit që të japë qëndrimin e tij në këtë seancë plenare. Mund të ketë pyetje që do të bëhen, dhe do të kalojnë në votim të raportit, që në e kemi të qartë se ne do të votojmë një raport, i cili është bazuar në mbështetje të kushtetutës dhe asnjë raport tjetër. Janë prapaskena të qarta politike, ne gjykojmë se ka një skenar për të bllokuar Reformën në Drejtësi.

Ju gjykoni se ka një skenar dhe ky është qëndrim politik dhe se Prokuroria është e lidhur me politikën?
Kur thua Prokuroria besoj se është një term shumë i zgjeruar, unë mendoj se ka segmente të caktuara ndodhta të prokurorisë, sepse nuk mund të fusim të gjithë në një shportë të gjithë prokurorët, sepse mendojmë se ka akoma prkurorë të pastër e të aftë, të cilët nuk bashkohen më këto veprime të nxituara të prokurorisë.

Zoti Tahiri a është një kosto për Partinë Socialiste?
Unë besoj që me daljen e të vërtetës se opinioni publik do të mësoj që nuk është PS ai subjekt që bëhet palë më krimin. Ne nuk merremi me çështje emrash, por i qendrojmë besnik faktit që lufta kundër trafiqeve dhe kriminalitetit është një luftë që do luftohet nga qeveria socialiste, strukturat e shtetërore, Policia e Shtetit dhe shpresojmë që t'i bashkohen edhe organet e tjera kushtetuese në këtë luftë.

Kemi bllokuar disa reforma siç është ajo në drejtësi, por ka dhe reformat të tjera sikurse është dhe Reforma në Zgjedhore, pas ditës së nesërme do të kemi një situatë që do të ketë kosto dhe për reformat që unë përmenda?
Nuk besoj, sepse po të marrim reformën zgjedhore unë besoj po aq sa ne apo Partia Demokratike dhe opozita në tërësi është e interesuar për të bërë ndryshimet në ligjin zgjedhor. Ne jemi të hapur dhe i kemi shtrirë dorën e bashkëpunimi Partisë Demokratike, e presim atë në komision dhe në të gjitha procedurat parlamentare për të bërë të mundur vijueshmërinë e të gjithë reformave që janë kusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559

Hapen 8 kuti, Tavo thellon diferencën! Ka marrw 1150, Gjikuria 559