'Tahiri' Kryemadhi:Rama të heqë
dorë nga sulmet mbi drejtësinë

'Tahiri' Kryemadhi:Rama të heqë<br />dorë nga sulmet mbi drejtësinë<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmes një deklarate për mediat pas shtyrjes së seancës për vendosjen e fatit të imunitetit të Saimir Tahirit ka kërkuar nga qeveria që të herë dorë nga sulmet mbi drejtësinë. 

Kryeministri dhe mazhoranca sot tregoi përfundimisht qartë shkallën e inkriminimit pa kthim të përfshirjes dhe mbështetjes së tragjedisë së drogës që po përjeton populli shqiptar. Kryeministri dhe mazhoranca humbi sot mundësinë e fundit për të treguar vullnet që drejtësia të bëjë punën e saj.

Cilido qoftë votimi i saj nesër kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë shqiptarët u bënë dëshmitarë të qëndrimit të paprecedent duke penguar zbardhjen e një veprimtarie kriminale edhe me dimension ndërkombëtar.

Mbledhja e sotme e cila kishte në shqyrtim imunitetin e mandatin që lidhej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të armëve duhet të ishte mbledhja më e shkurtër në historinë e parlamentarizmit, pasi lidhet me veprimtarinë më të rëndë kriminale që ky komision ka marrë në shqyrtim.

Është fare e qartë nga sot që ky kryeministër e mazhoranca e tij e kanë gëlltitur Kusinë e Çorbës së prishur deri në lugën e fundit. Ky kryeministër dhe Haki Çako vazhdojnë akoma të jenë në detyrë si garantë të trafikut të drogës pasi nga dje dhe sot janë kapur 3.5 ton drogë me vlerën që kalon 35 milion euro.

Çdo ditë e vazhdimit të tyre në krye të qeverisë e policisë është një ditë e bardhë për trafikantët dhe ditë e zezë për shqiptarët. Ju bëj thirrje maxhorancës dhe kryeministrit të heqin dorë nga sulmet, presionet dhe shantazhet politike ndaj drejtësisë”deklaroi ajo.

n.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës