'Tahiri', Lu: Jo dënime si në
komunizëm, të dalë e vërteta

'Tahiri', Lu: Jo dënime si në<br />komunizëm, të dalë e vërteta<br /><br>
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka folur për herë të parë në lidhje me çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri. Ambasadori Lu rikthehet pas në kohë, duke kujtuar periudhën e komunizmit, ku sipas tij, njerëz të pafajshëm dërgoheshin në burgjet më të tmerrshme.

Për këtë, diplomati amerikan kërkon që më parë të zbardhet e vërteta, referuar kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm si i përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën”, tha Lu.

Në një takim me Këshillin Rinor të Ambasadës, Donald Lu deklaroi se Shqipëria është përballur prej 27 vitesh me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga të dyja kahet politike, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë. 

"Brezat e kaluar kanë dështuar, por ju do të keni sukses. Ju do mposhtni korrupsionin. Por së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj dhe ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëzqë votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit.Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë" t
ha ai.

VIDEO/ Fjala e plote e ambasadorit te SHBA, Donald Lu

Fjala e plote e ambasadorit te SHBA, Donald Lu
Dua t’ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë për të luftuar korrupsionin në sistemin arsimor. Por së pari, më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar.

Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim.

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj, ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën.  E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje.  Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë.

Tani, më lejoni të flas për arsyen pse jemi këtu sot – korrupsioni në sistemin arsimor.

Unë besoj që brezi juaj do të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjes së problemit të rritjes së korrupsionit në shkolla dhe universitete. Më pëlqejnë shumë idetë që po vini në praktikë. Për shembull, më pëlqen idea juaj për të identifikuar profesorët më të mirë dhe për t’iu treguar të gjithëve se cilët profesorë i rezistojnë korrupsionit dhe vendosin edukimin e studentëve të tyre përpara interesave vetjake.

Ndërsa brezi juaj lufton korrupsionin, ju lutem dijeni se keni mbështetjen tonë të plotë. Ne po punojmë çdo ditë për të mbështetur vetingun në drejtësi,  luftën kundër krimit të organizuar dhe dekriminalizimin e politikës. Aty ku brezat e kaluar kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit, unë jam besimplotë se ju do të keni sukses.

Më lejoni ta përfundoj duke falenderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Rinor, Qendrën  për Nisma Ligjore Qytetare dhe veçanërisht profesorët e dekanët që e kanë mbështetur me guxim këtë nismë.

Korrupsioni nuk do të mposhtet në një ditë të vetme, por mund të mposhtet nga një brez.  Do të mposhtet nga brezi juaj.

dy.b.d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera