'Tahiri', Ndreu: S'ka presion ndaj
prokurorisë,opozita bën gjyqtarin

'Tahiri', Ndreu: S'ka presion ndaj<br />prokurorisë,opozita bën gjyqtarin<br>
I ftuar në studio të Report TV, Pjerin Ndreu  ka komentuar situatën  aktuale të gjendjes së prokurorisë dhe të klasës politike në lidhje me qëndrimet  mbi akuzat e bëra  ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe qëndrimet e mbajtura nga spektri politik në vend.

Në lidhje me pretendimet e opozitës  se Kryeministri Rama po pengon hetimet e prokurorisë në lidhje me Tahirin, Ndreu tha se: “Nuk ka patur asnjë rast që kryeministri ka penguar hetimin ndaj Saimir Tahirit dhe e theksoi se asnjë përpkjekje  nuk është bërë për të ushtruar presion ndaj prokurorëve  në fjalë"-thotë Ndreu.

Ai tha se Kryeministri Edi Rama  është shprehur natyrshëm mbi bazë e të dhënave që janë në dispozicion dhe nuk ka patur asnjë tenndencë lidhur me këtë çështje.

Deputetei i Partisë  Socialiste, Pjerin Ndreu i pyetur nëse do të përkeqësohet situata politike  nga qëndrimi i opozitës, ai është shprehur se  kjo që po ndodh me kampin opozitar është thjeshtë një shashkë e radhës, por garantoj se secili prej nesh  nuk mund t’i shpëtojë  Reformës në Drejtësi.

Pjesë nga intervista me Pjerin Ndreun në studion e Report TV:

Opozita ju akuzon se keni ushtruar presion ndaj prokurorëve për të penguar hetimet dhe madje keni bërë dhe shantazhe ndaj prokurorisë, si e komentoni z. Ndreu?

Kjo ishte një farsë, ne nuk kemi penguar hetimet dhe nuk kemi bërë asnjë shantazh të asnjë lloj forme ndaj prokurorisë. Qartësisht jemi pozicionu në anën e prokurorisë, duke mos mbajtur asnjë suport ndaj Saimir Tahirit.

Kërkimi i arrestimit duhet të mbështetet në dyshim të arsyeshëm të bazuar mbi prova. Ne jemi pozicionu pro prokurorisë, ajo nuk ka patur kohë të merret me këtë rast dhe nuk ka kryer asnjë verifikim apo ndonjë hetim, pa u konsultuar me  palën italiane. Ishte detyra e prokurorisë për ta bërë këtë, por sic duket ajo nuk kishte mjaftueshëm prova për këtë rast.

Ne jemi në harmoni të plotë  me kryeministrin, çfardo veprimi hetimor në bazë të provave ne nuk jemi pengesë, ndërsa një hetim i pa bazuar mbi prova, vetëm  PD e bënë këtë.Është opozita që luan rolin e gjyqtarit.

Duke sjell shembuj nga, prokuroria duhet të merret si presion?
Absulutisht ka një lojë politike, janë investitorërt më të mëdhenj të mos bëhët ky vend, të mos bëhët  drejtësia e vettingut. Drejtësia është shkatërruar me Gërdecin, drejtësia është shkatërruar në  ngjarjen e 21 janarit. Ne jemi të vendosur që prokuroria të  jëtë e vendosur. Ka një harmoni mes prokurorisë dhe Lulzim Bashës dhe LSI.

Subjekete janë bërë bashkë, çfarë mund të prodhojë kjo në situatën politike në vend?
Ato po përpiqen që t’i shmangen reformës në drejtësi, ta lejnë prokurorinë  të bëjnë punë e vet. Pse nuk presin përgjigje nga ky organ, pse nuk kemi një stad të tillë. Kjo është një lojë e rëndë . Shqiptarët nuk e kuptojnë dhe nuk kanë njohuri në kulturën juridike dhe prandaj përdoren.

Me apo pa fakte, kjo që po ndodh e cenon imazhin e Prtisë Socialiste ?
Partia socialiste është një forcë që do bëjë gjithçka në të mirë dhe në përputhje me rregullat. Ne jemi të gatshëm që të sigurojmë prokurorinë për hetimet, kushdo qoftë ne jemi të përgatitur që refroma në drejtësi të bëhët sa më shpejt. Kjo që po bëjnë ata,  është një shashkë, që thjeshtë  e kanë në dorë. Jemi në një trajektore të pandalshme, duam apo sduam ne,  të gjithë do të kalojmë në sitën e Reformës në Drejtësi

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme

Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurias! 11 vota të pavlefshme