'Tahiri', PPE: Shumica e mbrojti
në Kuvend, presion Prokurorisë

'Tahiri', PPE: Shumica e mbrojti<br />në Kuvend, presion Prokurorisë<br>
Grupimi i Partisë Popullore Europiane, ku aderon edhe Partia Demokratike, ka bërë një deklaratë lidhur me zhvillimet në Shqipëri për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

PPE ngre shqetësimin se maxhoranca po ushtron presion ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa veçon se Kuvendi me votat e shumicës nuk i hoqi imunitetin plotësisht Tahirit, duke e marrë në mbrojtje politike. 

"Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit", thuhet në deklaratën e PPE.   

Deklarata e grupit të PPE: 
Grupi i Partive Popullore Europiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-Ministrin e Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, në 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit.

Grupi i Partive Popullore Europiane mbështet plotësisht Z. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri. Grupi i Partive Popullore Europiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Europiane, nënvizon se dekriminalizimi i zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Europian. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës