Burime për Report Tv nga mbledhja e Këshillit të Mandateve deklarojnë se prokurorët nuk kanë paraqitur asnjë provë shtesë para deputetëve për kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit në mbledhjen me dyer të mbyllura që kërkuan.

Sipas burimeve të Report Tv prokurorët kanë deklaruar se baza për kërkesën për arrestimin e Tahirit është dosja italiane e përgjimeve me 416 faqe.

Edhe në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura, deputeti i PS, Çuçi deklaroi më pas në mbledhjen e hapur për publikun se prokurorët nuk paraqitën asgjë të re. 

dy.b/shqiptarja.com