Gazmed Leka i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” tha se kjo ekspozitë e ka surprizuar nga impakti që ka patur.“Ka patur më shumë sukses se ekspozitat e tjera pasi ka disa dimensione”, shprehet Leka.
Tre dhomat e galerisë FAB janë zënë me 21 piktura që tregojnë figurën e Anastas Kostandinit siç e quan vetë Gazi, “Taso”.
Kjo ekspozitë për Gazin vjen si një letër e gjatë kushtuar mikut të tij prej 40 vitesh. Një miqësi e gjatë, e cila kur skalitet në një ekspozitë i jep dimension më të madh ndjenjës së artistit.
Ekspozita “Taso” do të qëndrojë në galerinë FAB deri më 30 nëntor. Më pas do të udhëtojë drejt Pogradecit, vendi i Tasos, ku do të qëndrojë edhe aty për artëdashësit e tij.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com