'Tatimorët terrorizuan klientët',
Rama s'ia përton Bashës me ironi

'Tatimorët terrorizuan klientët',<br />Rama s'ia përton Bashës me ironi<br>
Menjëherë pasi Basha rrëfeu një eksperiencë personale në një restorant në periferi të Tiranës, ku sipas tij, tatimorët kishin terrorizuar klientët dhe pronarët, ka ardhur reagimi i Ramës. Ky i fundit e pyeti Bashës se si ka mundësi që restoranti ishte plot, duke shtuar me ironi se PD e ka bërë qamet situatën.

Më tej, ai tha se restoranti ishte plot dhe do të vazhdojë të jetë plot, sepse konsumi vazhdon të rritet, fuqia blerëse vazhdon të rritet. Gjithashtu, kryeministri paralajmëroi se gjoba do të vazhdojnë të vihen për të gjithë ata që shkelin ligjin.

“Si ka mundësi që restoranti ishte plot mo Lulzim. Me këtë qamet që përshkruani ju, si ka mundësi që restoranti ishte plot. Ta them unë, sepse konsumi vazhdon të rritet, fuqia blerëse vazhdon e rritet. Prandaj dhe restoranti ku shkove e bleve ishte plot, shko prapë se plot do e gjesh. Sa për gjobat, do vazhdojnë të vihen për këdo që nuk zbaton ligjin. I mësuat ju dhe e bëtë shtetin lesh e li. Ne do ta ngremë gjithçka nga e para, kudo”, tha Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje