'Të dashurat e ish-sigurimit', Llapaj: 
Neveri për hienat e këlyshët e tyre

'Të dashurat e ish-sigurimit', Llapaj: <br />Neveri për hienat e këlyshët e tyre
Vijon të jetë i nxehtë debati i hapur pas intervistës së këngëtarit Gjergj Leka, i cili përmendi disa emra kolegesh të tijat si të dashurat e ish shefave te sigurimit. Reagimi i radhës vjen nga dirigjenti i njohur Bujar Llapaj, i cili në faqen e tij në Facebook, ka publikuar një letër, duke mbajtur qëndrimin e tij të prerë ndaj kësaj ngjarje të cilën e quan të dhimbshme.
 
Ja letra e hapur e dirigjentit Bujar Llapaj:
 
Jo me shqetësim, por me dhimbje ndjek një debat të hapur në media midis artistëve në Shqipëri për krijuesit dhe interpretuesit në kohën e socializmit, debat i nxitur nga disa intervista. 
Unë nuk kam qenë i persekutuar nga ai regjim por as i favorizuar por me bindje e them se ata artistë të mëdhenj të skenës shqiptare: aktorë, kompozitorë,instrumentistë, balerinë, piktorë, etj. po të kishin patur lirinë e lëvizjes dhe komunikimit me botën, siç e keni ju sot, fotografitë, veprat dhe krijimtaria e tyre do të ishin pa asnjë dyshim në Hollyëood, në Luver, në Operen e Parisit etj. Kjo ishte fatkeqësia e tyre. Si mendoni ju se po të mos kish shkruajtur Kadareja, mos kish kompozuar Zadeja, Jakova, Ibrahimi etj, mos kish patur teatër apo opera ku të shijonim zërat dhe performancat e shkëlqyera të Kadri Rroshit, Aleksandër Prosit, Tinka Kurtit, Ramiz Kovacit,Gaqo Cakos, Nina Mulës, Zeliha Milotit e të dhjetra të tjerëve artistë të kalibrit botëror, do të kish qenë më mirë?
Në një tokë djerrë lulëzojnë gjëmbat të cilat janë ushqim vetë për gomarët. 
Unë u rrita me librat e Kadaresë,Xoxes, Spasses etj, me simfoninë e Zadesë dhe operën Mrika, me baletin Gjegj Elez Alia, me Arturo Ui-në e Kadri Rroshit, me Gjeneralin e Sandër Prosit etj. dhe u rrita jo keq në kushtet e asaj NATE TE GJATE DHE TE FTOHTE për gjithë shqiptarët. 
Koha ka vërtetuar dhe po vërteton se të gjuash malin me gurë nuk bën asgjë më shumë sesa i shton atij peshën. 
Thirrja ime është e thjeshtë:
O njerëz të mirë, O artista me vlera a mund të bëni diçka më të mirë për atë vend dhe për veten tuaj. Ai vend i cfilitur, i demoralizuar nga pamundësia pret më shumë nga ju: Pret që me artin Tuaj ti lehtësoni vuajtjet qoftë edhe për pak çaste, pret ti thoni të mos humbasë shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë, Ky është një nga misionet e artit në çdo kohë.
Ju që keni lirinë që ëndërruan paraardhësit tuaj mos e përdhosni atë me sharje e fyerje, mos i zeni rrugën njeri-tjetrit, boll më me patriotizma false dhe rrahje gjoksi për “trimëritë” e njerit apo të tjetrit.
FUSHA E BETEJES PER JU ESHTE SKENA, ATY NDESHUNI SI GLADIATORE TE ARTIT TUAJ
Respekt për këdo që ka bërë sadopak që në atë vend të këndohet! 
Neveri për hienat dhe këlushët e tyre .
Me respekt,
Miku juaj
Bujar Llapaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot