'Tekniku' i PD përpara se të bëhej
ministër: Rama anarkist, t'i biem

Duke gjykuar nga urrejtja patologjike që disa prej ministrave të rinj ndiejnë për Kryeministrin Rama dhe për Partinë Socialiste në pushtet, natyrshëm lind pyetja se si persona të tillë kanë pranuar të bëhen pjesë e këtij kabineti “të urryer”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri, në ditën në të cilën zhvilloheshin zgjedhjet e 23 qershorit në 2013-n, mbante një qëndrim edhe më radikal se Sali Berisha, i cili atë ditë thjesht u kufizua me një status në të cilin i kërkonte shqiptarëve të votonin masivisht.

Nga ana e tij, Arben Beqiri, ministri që paguan 350 mijë euro vetëm për të shkolluar të bijën në Oksford, në të njëjtën ditë shkruante se “Edvini nuk e meriton të vijë asnjëherë në pushtet, ky anarkist”.

Megjithatë, pavarësisht kësaj bindje, në momentin kur Beqirit i ra telefoni për t’I ofruar vendin e ministrit të Shëndetësisë, qoftë edhe për vetëm disa muaj, ai la me vrap detyrën si e tij të mjekur dhe zv/rektorit, për të veshur kostumin e ministrit, edhe pse rekordin e firmosjes së tenderit që në ditën e parë ia mori kolegia e tij, Xhulieta Kërtusha, teknikja e re e Mirëqënies Sociale./Lexo.al

arben beqiraj
(Statusi i ministrit të PD Arben Beqiraj në ditën e zgjedhjeve)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit

Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit