'Terroristët na përdornin si mburoja
njerëzore kundër ushtrisë së Irakut'

'Terroristët na përdornin si mburoja<br />njerëzore kundër ushtrisë së Irakut'
TIRANË - Përpos masakrave pafund që ISIS ka kryer ndaj civilëve, kohët e fundit po del në pah edhe mizoria e mbajtjes peng të sirianëve apo irakienëve, që po vuajnë urine masive. Vendasit kanë mbetur mes dy zjarreve dhe situate është dramatike, pasi kryefjala mbeteturia. Sipas shefit të agjencisësë OKB-së për ndihmat humanitare, Stephen O'Brien, në qytetin e Madajës, në Siri, kanë mbetur 400 persona që po vdesin urie, të cilët duhen nxjerrë prej andej. Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA, por edhe Ushtria e Irakut, u kanë shkaktuar shumë humbje terroristëvetë ISIS, ndërsa këta të fundit, në përpjekje për mbijetesë, mbajnë banorët vendas si mburoja njerëzore.

Edhe pse Madaja është më pak se 50 kilometra larg kryeqytetit, kostoja e ushqimeve ka paralizuar qytetin. Në Damask, një kg miell kushton 79 cent, por në Madaja kushton 120 dollarë dhe një kilogram oriz kushton 150 dollarë. Dr. Khaled Mohammed, i cili punon në një spital fushor në Madaya, tha se ai trajton rreth 250 raste urie në ditë. Ai tha se në spital ka pare të paktën 55 të vdekur nga uria. Situatë e rënduar paraqitet edhe në qytetet Foua dhe Kefraya të Sirisë dhe në disa zona të Irakut.

Ndërkohë, me marrjen e qytetit të Ramadit në Irak nga ushtria vendase po dalin në pah torturat që ISIS iu bënte banorëve, duke i përdorur si mburoja njerëzore ndaj sulmeve. Umm Mustafa ka udhëtuar 4 orë perms vijave të zjarrit, teksa mbante në krahë djalin e saj. Ajo tregon se bashkë me burrin e saj dhe pesë fëmijët, janë përdorur si mburoja njerëzore nga xhihadistët. "Nuk e menduam kurrë se do të mbijetonim. Kjo është një mrekulli" - thotë ajo për prestigjozen amerikane "Wall Street Journal". Ekstremistët e ISIS ende po mbajnë peng 200 familje duke i përdorur si mburoja njerëzore.

Hameed Al-Fatlaëi, gjeneral brigade dhe komandant i divizionit të tetë të ushtrisë irakiane, thotë se "armiqtë e vërtetë për ne tani janë taktikat e pista të ISIS. Kamikazët, shtëpitë e bllokuara, mburojat njerëzore dhe ekzekutimet janë bërë pjesë thelbësore e strategjisë luftarake të Shtetit Islamik dhe një çelës për mbijetesën e saj".

Qyteti i Ramadit është sulmuar nga ushtria irakiane që prej kohës kur Shteti Islamik e mori nën kontroll. Jihan Ahmed Saleh, një nënë 30-vjeçare, thotë se "ata na thane që, nëse nuk shkonim me ta, do të na hidhnin në erë bashkë me shtëpitë". Kurse Umm Muhammed, 54 vjeçe shton se "disa banorë kanë humbur miliona dinarë irakianë, duke u përpjekur që t'u jepnin ryshfet luftëtarëve të ISIS që t'i linin të lirë”. Me pesë fëmijët e tyre, duke u përballur me urine për një kohë të gjatë, Umm Mustafa dhe burri i saj vendosën më së fundi të veprojnë. Familja mori rrugën nëpër rrënojat e Ramadit, duke u fshehur pas ndërtesave, për t’u shpëtuar plumbave dhe zjarrit të hapur nga ISIS. Patrullave xhihadiste që hasnin në udhëtim u thanë se ishin të uritur dhe kishin dale për të kërkuar ushqim. Gjatë disa orëve, familja u fsheh në shtëpi të ndryshme për të arritur më në fund në lagjen al-Aziziya në rrethinat perëndimore të qytetit, e cila mbahej nën kontroll nga forcat qeveritare. Ishte pikërisht ky moment kur ata pane flamurin e
Irakut që valëvitej mbi një godinë. Kur i pikasën në fazën e fundit të arratisjes, xhihadistët e ISIS i mbuluan me plumba, por nuk mundën të qëllonin në shenjë.

Para se të arrinin trupat irakiane, Umm Mustafa dhe familja e saj, e gjetën veten në një ndërtesë e cila gjendej në një territory asnjanës mes dy ushtrive kundërshtare. Në distance ushtarët irakianë u munduan të drejtojnë familjen që po arratisej, por Umm Mustafa hezitoi. Ajo papritmas u kujtua për paralajmërimet e Shtetit Islamik, që thoshin se trupat irakiane do të thernin çdo civil që largohej nga qyteti. Por, pas një pause të shkurtër, Umm Mustafa duke menduar se çdo ndëshkim do ishte më i mirë se jeta nën Shtetin Islamik dhe u nis me vendosmëri drejt ushtarëve të qeverisë irakiane.

Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët