'Tezja e kokainës' qan në gjyq 
prokuroria kërkon dënim me burg

'Tezja e kokainës' qan në gjyq <br />prokuroria kërkon dënim me burg
Valentina Tufina e njohur si “tezja e kokainës” qan në sallën e gjyqit teksa gjykohet për përpunim droge.
 
Në gjyqin që po zhvillohet ndaj saj në Kosovë, ku të akuzuar janë edhe 3 të akuzuar të tjerë iu dha fjala përfundimtare e prokurorit dhe avokatit të Valentina Tufinës.

Prokurori i Prokurorisë Speciale në fjalën përfundimtare kërkoi dënim për të akuzuarit, ndërsa Bajram Tmava, avokati i Tufinës shprehu shqetësimin për mbajtjen që dy vjet në paraburgim të klientes së tij.
 
Avokati i Tufinës deklaroi se klientja e tij është viktimë e këtij trafiku droge dhe akuzave të ngritura nga prokuroria. “Shqetësimi i parë ka qenë se pse është lejuar shtetasi i Shqipërisë të vijë në Kosovë kur është ditur qoftë prej organeve ndjekëse të Republikës së Shqipërisë, qoftë prej atyre të Kosovës që një sasi e substancës narkotike do të merret në Kosovë dhe pse i njëjti nuk është ndaluar në territorin e Republikës së Kosovës,” u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, Valentina Tufina ka qarë gjatë gjithë kohës në seancë duke mos thënë as fjalën përfundimtare para dhënies së vendimit.

Prokuroria Speciale akuzon Valentina Tufinën, Veim e Vebi Berishën si dhe Alban Zenën  se gjatë muajit qershor të vitit 2014, në bashkëpunim me të pandehurit Reald Hysolli dhe Gëzim Çela nga Shqipëria, kanë blerë dhe poseduar kokainë për ta shitur.

Sipas aktakuzës, kokaina në sasi prej 7 kilogramësh ka ardhur në Kosovë nga Shqipëria, ndërsa është përpunuar nga Valentina Tufina në shtëpinë e Veim dhe Vebi Berishës nga fshati Rosuj i Komunës së Pejës. Kjo sasi kokaine pastaj e ndarë në 14 pako është transportuar përsëri në Shqipëri nëpërmjet Reald Hysollit.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar