“Në moshën 16-vjeçare kam vrarë me thikë dikë”, tha Presidenti Duterte.
Pas deklaratës së tij, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Presidentit, duke thënë se ishte thjesht një ‘shaka’. Duterte fitoi zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar, pasi premtoi të çrrënjosë drogën dhe krimin në vend. Që nga marrjes së detyrës, policia raporton se ka vrarë 3967 njerëz.
72-vjeçari Rodrigo Dutrente mbetet popullor me shumë filipinas që besojnë se ai po e bën shoqërinë më të sigurt. Nga ana tjetër, kritikët thonë se Presidenti po orkestron një fushatë të vrasjeve masive jashtëgjyqësore, të kryera me një polici të korruptuar.
d.c./shqiptarja.com










