'Turqia e kishte deportuar njërin prej
autorëve, Belgjika e liroi, na injoroi'

'Turqia e kishte deportuar njërin prej<br />autorëve, Belgjika e liroi, na injoroi'
Kryeministri i Turqisë Erdogan ka bërë këtë të mërkurë një deklaratë mjaft të fortë për sulmet në Bruksel. Ai tha se një nga sulmuesit e Brukselit ishte kapur në Turqi në qershor të vitit 2015 dhe është deportuar në Holandë me kërkesën e tij.

Presidenti thotë se terroristi u kap në kufi me Sirinë, në qytetin Gaziantep, qershorin e vitit të kaluar dhe iu dorëzua autoriteteve belge së bashku me paralajmërimin se ai mund të ishte një militant i lidhur me ISIS-in. Por autoritetet belge, sipas Erdogan, injoruan këto informacione dhe e lanë të lirë atë.

“Pavarësisht paralajmërimeve tona se ky person ishte një terrorist, Belgjika dështoi të gjejë ndonjë lidhje terrorizmi me të”, shton Erdogan.

Mediat ndërkombëtare hamendësojnë se Erdogan i referohej Khalid el-Bakraoui, njëri prej dy vëllezërve që hodhën veten në erë në aeroportin e Brukselit, emri i të cilit gjendet edhe në faqen e internetit të INTERPOL-it, ku rezulton i kërkuar për aktivitet terrorist. Khalid, nga sa pohon RTBF-ja, ishte arrestuar një herë në 2011-n për grabitje, ndërsa Brahimi 30-vjeçar kishte përfunduar prapa hekurave tetorin e 2010-s, pasi kishte qëlluar mbi policinë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër