"Ujku i Cerrikut" duket se ka qenë i vetmi që i ka dhënë "shkëlqim" tubimit të opozitës sot, në mungesë të protestuesve të shumtë që kishte parashikuar Lulzim Basha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një fotografi të famozit të rrjeteve sociale, i njohur me nofkën "Ujku i Cërrikut" në Facebook, ku e vlerëson pjesëmarrjen e tij.
Berisha deklaron se fotografia e tij është fantastike duke e konsideruar si "foto të vitit". Në fotot të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, "Ujku i Cerrikut" ka ngjyrosur kokën me ngjyrë blu dhe ka shkruar gërmat "PD".

(Postimi i Berishës në Facebook)

(Ujku i Cerrikut mes protestuesve të PD)
Pas Kreshnik Spahiut, “kaubojsit” dhe “ujkut” të Cërrikut nuk e dimë se cilët do të jenë elementët e rinj që do të mbledhë PD rreth vetes për të ngritur Republikën e Re.
"Ujku i Cërrikut" përforcon protestën e opozitës
Ndërkohë që në përpara kryeministrisë po mbahej protesta e opozitës, turmës së njerëzve i është bashkuar dhe një "personazh", që ka rënë në sy të protestuesve të tjerë.
Bëhet fjalë pikërisht për “Ujkun e Cërrikut”, i cili i është bashkuar sot protestës.
Ai shfaqet me dy gishtat lart dhe me kokën e ngjyrosur ngjyrë blu.
"Ujku i Cërrikut", ka marrë vizituar edhe në çadrën e opozitës së ngritur para kryeministrisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com