39 veprat e Jorgji Gjikopullit,
një interpretim lirik i rivierës

39 veprat e Jorgji Gjikopullit,<br />një interpretim lirik i rivierës
Piktori i njohur Jorgji Gjikopulli ripropozon një pikturë të përpunuar nën shenjën e subjektivitetit dhe të ndjeshmërisë, nostalgjisë dhe utopisë, të përcjellë deri në kufijtë e shkëputjes nga figuracioni i zakonshëm. 

I njohur si piktor i traditës realiste, ai nuk e mohon rrugën nga ka kaluar arti i tij. Përkundrazi duke punuar në rrjedhën natyrale të evolucionit artistik, tërheq vëmendjen e vizitorëve. 

Tërheq me tendencën nga moderniteti në ekspozitën më të re të çelur në Galerinë Fab, pranë Universitetit të Arteve. 

E titullon ekspozitën “Atje ku kam qenë, atje ku dua të jem”. 

Janë këto peizazhe, këto gjendje jete, që piktori Gjikopulli na i sjell në një interpretim lirik të natyrës, interpretim absolutisht i ri. 

Objektet dhe personazhet e humbasin qartësinë, duke qëndruar pas një perdeje transparente ajri. 

Ngjyrat virtuoze sjellin një situatë të pazakontë harmonie e kontrasti. Personazhet duket sikur nuk vihen re menjëherë, por kur i zbulon të mbesin në mendje, sepse janë personazhe të ngjizura në ngjyrë.

Duke parë këto tablo, vë re se ky është kalimi më i bukur nga piktura tradicionale në atë abstrakte, natyrshëm, pa kthesa artificiale. 

Përmes 39 veprave të kësaj ekspozite artisti sjell në telajo bukuritë e jugut të Shqipërisë. Edhe pse shumë të tjerë i kanë pikturuar më parë, këndvështrimi i Jorgji Gjikopullit është i pangjashëm me asnjë tjetër. 

Para këtyre tablove vizitori mund të bëjë një udhëtim metaforik drejt Rivierës fantastike të jugut. Ekspozita personale e Jorgji Gjikopullit do të qëndrojë e çelur deri më 2 qershor.

[gallery]22486[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane

Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane