Deputetja socialiste Mimoza Hafizi i është përgjigjur deklarave të Servet Pëllumbit, i cili është shprehur për një të përditshme se Ben Blushi është vetëpërjashtuar nga PS.

“Prof. Servet Pellumbi, shqiptari më i lumtur me rezultatin 95% te referendumit ne PS. Më në fund partia u kthye te sh. Enver. Nostalgji!”, shkruan sot në Facebook Hafizi.
 
Hafizi FB

Ndërsa, Pëllumbi është shprehur se Blushi ka përjashtuar veten nga Partia Socialiste: "Nëse tjetri përjashton vetveten, nuk ka nevojë për përjashtim”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)