'Votimi me detyrim', 'Venecia' rrëzon
PD, por Spaho replikon me Dodën

'Votimi me detyrim', 'Venecia' rrëzon<br />PD, por Spaho replikon me Dodën
Propozimi i n/kryetarit të PD, Edmond Spaho për votimin me detyrim rrëzohet edhe nga Komisioni i Venecias, pasi rekomandon vetëm fshehtësinë e votës dhe mospublikimin e listës së votuesve, por jo votimin me detyrim në zgjedhje.
 
Abstenimi njihet si zgjedhje politike në Komisionin e Venecias duke hedhur poshtë kështu idenë e Spahos. Megjithatë, Edmond Spaho vijon që të këmbëngulë në idenë e tij që votimi në zgjedhje duhet të jetë detyrim.
 
N/kryetari i PD ka replikuar me Sekretaren e PDIU, Mesila Doda, pasi kjo e fundit u shpreh dje se me propozimin e Spahos, PD që solli lirinë po propozon ta kufizojë.
 
Edmond Spaho e akuzon PDIU për blerje votash, ndërsa deklaratat e Dodës i cilëson si gjepura duke marrë shembull Greqinë.
 
Po ne Greqi qe eshte djepi i demokracise dhe kane votim me detyrim nuk cenohen lirite e individit? Gjepura! Zullum eshte te blesh vota sic ben PDIU dhe qe i intereson cdo sistem qe lejon shitblerjen e votes. Keshtu i moren te gjithe mandatet ne 2017 dhe pastaj flasin per te drejta dhe liri te njeriut” thotë Spaho në Facebook.
 
Pak ditë më parë n/kryetari i PD, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.
 
Por Kushtetua jonë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.

Edmond Spaho
Reagimi i Spahos

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)