Imami i vetëshpallur i xhamisë në Unazën e Re, Armand Aliu, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për grupin e 9 xhihadistëve, deklaroi se po shtohet dhuna ndaj besimtarëve myslimanë.

Sipas tij, besimtarët e arrestuar janë dhunuar nga policia, ndërsa uljen e dënimit nga Gjykata e Apelit për 4 prej tyre, imami e cilëson thjesht justifikim. 

"Dy -tre patën ulje të vendimit. Falenderoj qeverinë dhe forcat e sigurisë për fashizmin e treguar ndaj myslimanëve.

Të gjithë besimtarëve myslimanë me mjekër sot u është hequr rripi i pantallonave, ndërsa janë lënë të gjithë të tjerët.

Nuk pritej ndryshim, pasi edhe Apeli është pjesë e këtij sistemi. Të gjithë myslimanët nuk duhet të presin mirësi, pasi duhet të presin kohë të vështira, pasi po shtohet dhuna dhe terrori e presioni me të rrahura ndaj besimtarëve dhe në forma të tjera.

Unë nuk jam imam i vetëshpallur, pasi i vetëshpallur është kryetari i KMSH, pasi është i katapultur.

I bëj thirrje shtetit që t’i shikojë të gjithë anëtarët e organizatës terroriste të Gylen.

Fjala e vetëshpallur është shpikje, pasi nuk njihet.

Kallëzimet nga kreu i KMSH, për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes, jam paraqitur në prokurori, por është lënë vetëm me kaq.

Kallëzimi, pasi kam folur dhe vazhdoj të flas për demaskimin e Gylenistëve.

Ulja e dënimit për 2 persona, është thjeshtë justifikim", 
tha ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com